Nuri Sahin e ka zëvendësuar Edin Terzic si trajner i Borussia Dortmundit pas vendimit befasues të këtij të fundit për të dhënë dorëheqje.
Përkundër faktit që udhëhoqi Dortmundin drejt finales së Ligës së Kampionëve në sezonin 2023/2024, Terzic dha dorëheqje dje (13 qershor) pas dy vite e gjysmë në krye të gjigantit gjerman.
Sahin, një produkt i akademisë së Dortmundit dhe ish-lojtar i ekipit të parë me mbi 250 paraqitje për Dortmundin, po rikthehet sërish në “folenë e tij të vjetër” pasi gjatë muajit janar ishte pjesë e stafit të Terzic.
Sven Bender gjithashtu është emëruar si ndihmëtrajner dhe do të vazhdojë në këtë rol pasi kanë nënshkruar kontratë tri vjeçare deri më 30 qershor 2027.
“Është një nder i madh për mua që të jem trajner i Borussia Dortmundit. Dua t’i falenderojë të gjithë personat përgjegjës në klub që vendosën besimin tek unë”.
“Unë po shikoj përpara drejt këtij misioni tek Dortmundi. Që nga dita e parë, unë do të jap të gjithë energjinë time dhe do të punojë me pasion të vërtetë për të maksimizuar shanset për sukses”, ka thënë Sahin.
Sahin ka shijuar dy periudha në ngjyrat e Dortmundit, duke fituar Bundesligën në sezonin 2010/2011 nën urdhrate Jurgen Klopp.
Ish-lojtari i Real Madridit, Liverpoolit dhe Werder Bremenit ka qenë në krye të ekipit turk Antalyaspor për 92 ndeshje në cilësinë e trajnerit. /Telegrafi/
Armiri është zgjedhur lideri i parë i shtëpisë në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Të gjithë banorët u…
Juventusi dhe Milani mund të bëhen protagonistë të merkatos së janarit me shkëmbime të bujshme mes dy skuadrave, të cilat…
Drejtoria Rajonale e AKU-së në Tiranë ka ndërmarrë këtë të mërkurë një aksion kontrolli, ku ka bllokuar rreth 5 tonë…
Një situatë mjaft e tensionuar është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku ka shpërthyer një debat i…
Pas akuzave nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, institucionet e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe të KESH kanë…
Zgjedhja e Endri Shabanit në krye të Avokatit të Popullit, ka mbizotëruar skemën politikën në javët e fundit, teksa kjo…