Klubi legjendar italian Milan ka zyrtarizuar emërimin e Igli Tares si drejtor sportiv i klubit.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate zyrtare të klubit kuqezi, ku thuhet se Tare do të raportojë drejtpërdrejt te Administratori i Deleguar, Giorgio Furlani.
I lindur në Vlorë, Shqipëri, Tare ka pasur një karrierë të gjatë në futbollin italian si lojtar, ndërsa si drejtues ka ndërtuar një profil të fortë për më shumë se 15 vite te Lazio, ku kontribuoi në fitimin e tre Kupave të Italisë dhe tre Superkupave Italiane.
Në deklaratën e tij të parë si drejtor i Milanit, Tare u shpreh: “Të bëhesh pjesë e një Klubi si Milan është një burim krenarie dhe përgjegjësie. Falënderoj klubin për besimin dhe jam i vendosur të jap maksimumin për ta rikthyer Milanin në majat e futbollit italian dhe europian.”
Administratori i deleguar i Milanit, Furlani, theksoi rëndësinë e këtij emërimi: “Tare është figura ideale për të kontribuar në rilindjen e klubit përmes një projekti sportiv ambicioz. Ai sjell kompetencë, përvojë dhe një vizion ndërkombëtar që përputhet me objektivat tanë afatgjatë.”
Ky është një hap i madh për klubin kuqezi dhe një moment historik për futbollin shqiptar.
Dashi Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të janarit, Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese ndaj…
Grida Duma ka reaguar lidhur me akuzat e drejtuara ndaj saj nga disa figura brenda PD-së, sipas të cilave ajo…
Në Bruksel u mbajt sot samiti Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor ku në përfundim liderët e BE-së dhe të shteteve…
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…
Një predhë mortaje e ushtrisë izraelite ka goditur një zonë banimi palestineze në qytetin e Gazës, këtë të mërkurë, duke…