Categories: sport

ZYRTARE/ Neymar te PSG deri në 2025: Krenari që jam pjesë e këtij ekipi (VIDEO)

Një frymëmarrje e thellë lehtësuese për të gjithë mbështetësit e Paris Saint-Germain. Klubi parizien njoftoi zyrtarisht këtë të shtunë rinovimin e kontratës së Neymar Juniorit për katër sezonet e ardhshme. Një sinjal i fortë i dërguar nga PSG, që blindon një nga lojtarët më të mire për katër sezonet e ardhshme. Tashmë mbetet për t’u parë nëse do të ndodhë e njëjta gjë edhe me Kylian Mbappénë.

PSG e zyrtarizoi rinovimin përmes një klipi të shkurtër, duke me momente të shkëlqyera të numrit 10 që nga transferimi i tij për 222 milionë euro nga Barcelona në verën e vitit 2017. “Këtu është Paris”, dëgjohet të thotë “ylli” brazilian.

“Ashtë një kënaqësi e madhe të zgjas përvojën time te Paris Saint-Germain. Jam shumë i lumtur në Paris. Është krenari të jesh pjesë e këtij grupi, të punosh me këta lojtarë, këtë trajner të shkëlqyeshëm dhe të jesh pjesë e historisë së këtij klubi. Këto janë gjërat që më bëjnë të besoj në këtë projekt të madh.

Këtu unë jam rritur si person, qenie njerëzore dhe si lojtar, gjithashtu. Shpresoj të fitoj shumë më shumë trofe këtu”, – deklaroi Neymar.

Ndërsa presidenti Nasser Al-Khelaifi deklaroi plot krenari:

“Jam krenar që shoh Neymar Jr të riafirmojë angazhimin e tij afatgjatë, deri në vitin 2025, në familjen e Paris Saint-Germain. Ne jemi shumë të lumtur që e kemi pjesë të projektit tonë dhe që do të jetë pranë nesh për shumë vite”.

të fundit

Horoskopi 30 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Gjate gjithë kësaj dite do jeni me humor te mire dhe do ruani komunikimin e ngrohte me partnerin. Do…

5 hours ago

“Fiksimi” i Igli Tares, drejtori i Milanit përshpejton gjithçka për ish-lojtarin që Reali kërkon 50%

Mario Gila është objektiv kryesor i Igli Tares për merkaton e janarit, siç raportohet në Itali. Mbrojtësi i qendrës vlerësohet…

5 hours ago

Sulmi në rezidencën e Putin? Trump: U zemërova shumë kur Putin më informoi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, e informoi atë në një telefonatë të hënën në…

5 hours ago

“Pa shpirt, pa program, pa ide!”/ Baton Haxhiu shpjegon pse humbi opozita në Kosovë: Luftuan për vendin e dytë

Analisti Baton Haxiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shpjegoi se përse opozita humbi zgjedhjet në Kosovë.…

5 hours ago

Mundësia e përballjes me Brazilin, Silvinjo: Në finale të Botërorit, jam tifoz me Shqipërinë

Trajneri i Kombëtares foli edhe për ecurinë e kuqezinjve si edhe u ndal te një fakt shumë interesant. Nëse Shqipëria…

6 hours ago

Skandali në Vlorë/ Mbërrijnë pjesët hidraulike nga Turqia, rinis puna për riparimin e tubacionit kryesor të furnizimit me ujë

Pjesët hidraulike që nevojiteshin për rregullimin e defektit të tubacionit në vlorë kanë mbërritur nga mbrëmjen e sotme nga Turqia.…

6 hours ago