sport

ZYRTARE/ Ndihmësi i De Biazit te Shqipëria, Tramexani emërohet trajneri i skuadrës që ka fituar 18 trofe

Ish-ndihmësi i Xhani De Biazit te Kombëtarja e Shqipërisë, Paolo Tramexani, ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij, teksa së fundmi është emëruar trajner i skuadrës së AEL Limasol, që militon në elitën e futbollit qipriot dhe ka fituar plot 18 trofe.

54-vjeçari, së fundmi drejtoi skuadrën e Yverdon në Zvicër, por nuk mundi të siguronte mbijetesën, për shkak të golavarazhit negativ, teksa e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta me Grasshopers.

Të lidhura

None found

Gjatë karrierës së tij, Tramexani, ka drejtuar shumë skuadra si Lugano, Sion, APOEL Nikosia, Livorno, Hajduk Split, Al-Faisali si dhe Istra.

Italiani ka punuar më parë në Qipro. Në sezonin 2018/19, ai arriti suksesin më të madh në karrierën e tij si trajner deri më tani, duke fituar kampionatin me APOEL nga Nikosia.

të fundit

Anthropic zbulon planet për daljen në bursë dhe paralajmëron rreziqe katastrofike nga IA-ja

Kompania Anthropic ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale (IA) mund të përbëjë “rreziqe katastrofike ose ekzistenciale për njerëzimin”, teksa ka zbuluar…

6 minutes ago

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të sjellë dy dekada tronditjesh ekonomike dhe shoqërore

Bill Gates paralajmëroi se inteligjenca artificiale mund të shkaktojë dy dekada trazirash ekonomike dhe shoqërore, duke çrregulluar punësimin dhe duke…

6 minutes ago

Meta prezanton planin 95 miliardë dollarësh për financimin e zgjerimit në inteligjencën artificiale

Gjigandi amerikan i teknologjisë Meta Platforms njoftoi të hënën një plan financimi me vlerë afërsisht 95 miliardë dollar, për të…

6 minutes ago

A duhet të më vrasë Jetoni që ta arrestoni?”, pyetja e Arlinda Zekajt para se të vritej

Pak orë para se t’i merrej jeta, Arlinda Zekaj iu drejtua policisë me një pyetje që sot tingëllon si paralajmërim…

6 minutes ago

Yamal vendos një rekord të ri historik në garën për “Topin e Artë

Ylli i Barcelonës është bërë futbollisti më i ri në histori që përfundon në mesin e dhjetë më të mirëve…

10 minutes ago

Maqedonci: 209 rekrutë i janë bashkuar stërvitjes bazë ushtarake në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë filluar sot stërvitjen ushtarake bazë në Komandën…

18 minutes ago