Ish-ndihmësi i Xhani De Biazit te Kombëtarja e Shqipërisë, Paolo Tramexani, ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij, teksa së fundmi është emëruar trajner i skuadrës së AEL Limasol, që militon në elitën e futbollit qipriot dhe ka fituar plot 18 trofe.
54-vjeçari, së fundmi drejtoi skuadrën e Yverdon në Zvicër, por nuk mundi të siguronte mbijetesën, për shkak të golavarazhit negativ, teksa e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta me Grasshopers.
Gjatë karrierës së tij, Tramexani, ka drejtuar shumë skuadra si Lugano, Sion, APOEL Nikosia, Livorno, Hajduk Split, Al-Faisali si dhe Istra.
Italiani ka punuar më parë në Qipro. Në sezonin 2018/19, ai arriti suksesin më të madh në karrierën e tij si trajner deri më tani, duke fituar kampionatin me APOEL nga Nikosia.
Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në…
Sot, më 9 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro, blihet me 96.5…
Në orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit ka nisur një represion mbi News24, duke rrethuar godinën. Pa paralajmërim…
Dashi Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë…
Një ngjarje tragjike është shënuar pak më parë në fshatin Bogdan të Beratit ku një shtetas ka mbetur viktimë nga…
Armando Broja është prezantuar sot si futbollisti më i ri i klubit të Bërnlit. Dhe video e prezantimit të tij…