Categories: sport

Zyrtare/ Mbyllet cikli i Arbër Potokut te Ballkani, pas 8 vitesh ndahet nga klubi ku fitoi gjithçka me Ilir Dajën

Arbër Potoku nuk do të vazhdojë më te Ballkani, pasi ka vendosur të mos e zgjasë bashkëpunimin me klubin nga Theranda dhe të largohet pas 8 vitesh.

Me këtë vendim, mbrojtësi i majtë 32-vjeçar i jep fund periudhës më të suksesshme të karrierës së tij. Gjatë kohës me Ballkanin, ai fitoi 3 tituj kampionë në vitet 2022, 2023 dhe 2024, në një skuadër të drejtuar nga Ilir Daja.

Të lidhura

None found

Nën drejtimin e të njëjtit trajner, Potoku ngriti edhe 1 Superkupë të Kosovës dhe 1 Kupë. Njoftimi për largimin e tij është bërë publik nga vetë klubi përmes rrjeteve sociale.

Postimi i klubit ishte ky:

Faleminderit për gjithçka, Arbër Potoku! Pas tetë vitesh të mbushura me suksese pafund, FC Ballkani falënderon Arbër Potokun për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë me fanellën portokalli e zi.

Që nga gushti i vitit 2018, Arbëri ishte pjesë e rrugëtimit më të suksesshëm në historinë e klubit tonë. Me 263 paraqitje, 7 gola dhe 13 asistime, ai dha një kontribut të rëndësishëm në çdo etapë të ngritjes së Ballkanit.

Së bashku festuam tre tituj kampioni radhazi (2022, 2023, 2024), fitimin e Kupës së Kosovës në vitin 2024, si dhe dy Superkupa në vitet 2022 dhe 2024.

Arbër Potoku ishte gjithashtu pjesë e gjeneratës që shkroi historinë evropiane të FC Ballkanit, duke kontribuar në kualifikimin dhe pjesëmarrjen për dy sezone radhazi në grupet e UEFA Conference League, një arritje që do të mbetet përgjithmonë në historinë e klubit dhe futbollit kosovar.

Faleminderit për besnikërinë dhe për çdo ndeshje të luajtur me zemër për ngjyrat e Ballkanit. Të urojmë suksese në vazhdim të karrierës dhe në çdo sfidë që të pret përpara. Gjithmonë pjesë e historisë sonë, Arbër!

të fundit

Lista e paramilitarëve serbë të dyshuar për krime në Kosovë

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

24 seconds ago

Investimet kapitale të Kosovës arrijnë vetëm 30% të buxhetit të planifikuar

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

42 seconds ago

Humbja e Vuçiqit nuk garanton ndryshim në Serbi, Bosch: Nacionalizmi mund të mbizotërojë dhe të ndikojë Kosovën

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

59 seconds ago

BIRN: Dy botë në një shesh, studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës!

Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…

9 minutes ago

Amorim pas derbit: Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…

13 minutes ago

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

16 minutes ago