Merr fund drama disa vjeçare, Kylian Mbappe tashmë edhe zyrtarisht është bërë lojtari më i ri i Real Madridit.
Këtë e bëri të ditur Real Madridi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke njoftuar se francezi ka nënshkruar me gjigantin spanjoll një kontratë pesë vjeçare sipas së cilës do të mbetet futbollist i ‘Los Blancos’ deri në vitin 2029.
“Real Madrid dhe Kylian Mbappe kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës ai do të jetë lojtar i Real Madridit për pesë sezonet e ardhshme”, thuhej në komunikatën e klubit madrilen.
Kujtojmë se Mbappe kishte qenë shumë pranë nënshkrimit me Real Madridin në vitin 2022, por në fund ai vendosi që të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin.
Mbappe tek Real Madridi transferohet si lojtarë i lirë pasi kontrata e tij me PSG-në do të skadojë më datë 30 qershor të këtij viti.
25-vjeçari pritet që të fitojë një pagë të majme, por jo më të lartë se ajo e dyshes Bellingham dhe Vinicius.
Partia Demokratike ka kërkuar që mbledhja e ardhshme e Këshillit të Mandateve për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku të mbahet…
Prokuroria e Posaçme ka thirrur këtë të premte kryebashkiakuan e Shkodrës Benet Beci për ti komunikuar mbylljen e hetimeve. Beci…
Tre pronarë marketesh në Kombinat, Kamzë dhe Krujë janë arrestuar. Policia bën me dije se në subjektet e tyre u…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Duo”, në kuadër të veprimeve për zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen…
Dalin detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mësohet se opozita kërkon të marre USB me provat dhe ta shqyrtojë…
Kryeministri Edi Rama në aktivitetin “Smart city Albania” ka folur në lidhje me zbatimin e projektit për instalimin e një…