Categories: sport

Zyrtare: Juventusi përforcon mbrojtjen me Jhon Lucumin e Bolognas

Jhon Lucumi është zyrtarisht futbollist i Juventusit. Mbrojtësi kolumbian është transferuar nga Bologna dhe ka firmosur me “Zonjën e Vjetër” një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2030.

Të lidhura

None found

28-vjeçari i hodhi hapat e parë në karrierë te Deportivo Cali, duke debutuar si profesionist kur ishte vetëm 17 vjeç.

Në vitin 2018, Lucumi kaloi në Belgjikë për t’iu bashkuar Genkut. Atje siguroi një vend në formacionin titullar dhe u afirmua si një nga mbrojtësit më të dalluar të kampionatit belg.

Qendërmbrojtësi mbërriti te Bologna në vitin 2022. Gjatë katër sezoneve me skuadrën italiane, ai regjistroi 152 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Lucumi luajti edhe në Ligën e Kampionëve, kompeticion në të cilin realizoi njërin prej dy golave të shënuar me fanellën e Bolognas.

Te Juventusi, kolumbiani vjen me një eksperiencë të rëndësishme të fituar në Serie A. Ai pritet të shtojë alternativat dhe t’i ofrojë më shumë qëndrueshmëri mbrojtjes së ekipit që drejtohet nga Luciano Spalletti.

Lucumi është kështu një nga përforcimet e fundit të klubit torinez përpara fillimit të sezonit të ri. Juventusi synon të rikthehet fuqishëm në luftën për trofe në Itali dhe Evropë.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

6 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

6 hours ago