Categories: sport

Zyrtare: Jonathan David bëhet lojtar i Atlético Madridit

Atlético Madridi ka konfirmuar afrimin e sulmuesit kanadez Jonathan David, i cili vjen nga Juventusi në huazim për sezonin 2026/27.

Pas përfundimit me sukses të kontrolleve mjekësore në Madrid, David firmosi marrëveshjen dhe u prezantua si pjesë e ekipit të drejtuar nga Diego Simeone. Te “Los Colchoneros”, ai pritet të jetë një zgjedhje e rëndësishme për repartin e avancuar.

Të lidhura

None found

Jonathan David ka lindur në Brooklyn të New Yorkut më 14 janar 2000. Fëmijërinë e kaloi fillimisht në Haiti dhe më pas në Kanada, vend ku hodhi hapat e parë në futboll. Në vitin 2018 ai iu bashkua Gentit dhe aty tërhoqi vëmendjen në arenën evropiane, duke realizuar 37 gola në dy sezone.

Forma e treguar në Belgjikë i hapi rrugën transferimit te Lille. Gjatë pesë sezoneve me klubin francez, sulmuesi luajti 232 ndeshje, shënoi 109 gola dhe dha 31 asistime. Në këtë periudhë, ai fitoi titullin e Ligue 1 dhe Superkupën e Francës.

Transferimi te Juventusi u krye në verën e vitit 2025, ndërsa tani karriera e tij do të vijojë në Madrid. David mban edhe rekordin si golashënuesi më i mirë i historisë së Kanadasë, me 42 gola, ndërsa në Botërorin e fundit shënoi tri herë. Atlético Madridi pret që ai të shtojë shpejtësi, lëvizshmëri dhe produktivitet në fazën sulmuese.

të fundit

Kurti diskuton me HANDIKOS-in për ligjin gjithëpërfshirës dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara

Kryeministri theksoi nevojën për zgjidhje konkrete dhe mbështetje institucionale, duke premtuar angazhim për përmirësimin e mirëqenies së kësaj kategorie. Kryeministri…

5 minutes ago

Two wanted individuals extradited: from Kosovo to Germany and from Italy to Kosovo

Policia e Kosovës, pikërisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së…

7 minutes ago

Mount Mokna and Lake Ujman begin path to protected status

Ministria e Mjedisit ka pranuar zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, i cili do…

7 minutes ago

Testimony of 14-year-old girl with autism about train incident: Passengers were focused on their phones

Dy shtetas afganë përballen me 20 akuza për vepra penale seksuale. [...] Read More... The post Dëshmia e 14-vjeçares me…

8 minutes ago

Helicopter crashes into the sea in southwestern Florida, killing one and injuring two

Të paktën një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën pasi një helikopter u rrëzua në det në…

8 minutes ago

Mercedes-Benz i kalon Electra-s rrjetin evropian të karikimit të shpejtë

Kompania franceze Electra merr përsipër 47 lokacione me 374 pika karikimi.Prodhuesi gjerman i automjeteve Mercedes-Benz ia ka shitur kompanisë franceze…

11 minutes ago