Gjithçka është tashmë zyrtare, Ilir daja pas largimit nga skuadra e Partizanit, ka gjetur menjëherë skuadrën e re të cilën do e drejtojë në këtë sezon.
Daja është trajneri i ri i skuadrës së Ballkanit në Kosovë, dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen ish-trajnerit të Partizanit, Tiranës, Dinamos dhe Flamurtarit.
None found
“Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin nga Shqipëria Ilir Daja. Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Ilir Daja të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Artim Pollozhani do të jetë ndihmës i tij.
Kryetrajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Tiranë , ku drejtonte klubin e FK Partizanit. Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë. Na priftë e mbara Suharekë!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
Arkin Jahiji ka folur pas fitores në Komunën e Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat u mbajtën sot (1…
Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanoska, akuzoi koalicionin VLEN se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë mbështeti kandidatin…
AKI dhe kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji kanë shpallur fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme.Pas…
AKI dhe kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji kanë shpallur fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme.Pas…
Glen DajaElbasani ia doli të marrë 3 pikët e radhës, sërish me përmbysje, kësaj radhe ndaj Laçit në “Elbasan Arena”…
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy...…