Aventura e Alessandro Nestës në krye të pankinës së Monzës ka përfunduar. Humbja ndaj Juventusit, ndonëse erdhi pas një paraqitjeje të mirë, bëri që klubi italian të vendosë të ndryshojë drejtim: trajneri i ka thënë lamtumirën skuadrës në fund të stërvitjes.
“AC Monza njofton se ka liruar Alessandro Nesta nga roli i tij si trajner i ekipit të parë – thuhet në njoftimin për shtyp të klubit – Klubi falënderon trajnerin për atë që ka bërë deri më tani dhe i uron atij më të mirën për të ardhmen”.
None found
Ajo që rëndoi në zgjedhjen, e dhimbshme për drejtorin ekzekutiv të Monzës, Adriano Galliani, i cili ka mbrojtur gjithmonë trajnerin, ishte rekordi në këtë pjesë të parë të sezonit: vetëm 10 pikë të fituara në 17 ndeshjet e luajtura deri më tani dhe vetëm një fitore në kampionat. Shumë pak për një klub që vitin e kaluar e përfundoi kampionatin në vendin e dymbëdhjetë me 45 pikë.
Salvatore Bocchetti do të jetë trajneri i ri i Monzës, pasi ka ndërprerë kontratën që e lidhte ende me Veronën. Trajneri do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027.
Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…
Sulmuesi brazilian Vitor Roque ka kritikuar periudhën e tij te Barcelona, duke zbuluar se nuk kishte marrë mbështetjen e nevojshme…
Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…
Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka hyrë në ring nën tingujt e këngës “Mora Fjalë”, për duelin e madh kundër kampionit…
Protesta e zhvilluar të shtunën në Tiranë, në 28 Nëntor, ditën kur Shqipëria feston Pavarësinë, është shoqëruar me përplasje mes…
KORÇË – Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë edhe zonën turistike të Dardhës, duke zbardhur pjesë të aksit rrugor…