“Tulipanët” kanë bërë të ditur që selektori, Frank de Boer nuk është më në krye të Kombëtares së Holandës.
Kombëtarja holandeze e bëri publik lajmin në rrjetin social, Twitter.
Holanda u eliminua nga Çekia dhe nuk arriti në çerekfinale të “Euro 2020” dhe tani de Boer largohet vetëm pas një viti me Kombëtaren.
“Frank de Boer largohet menjëherë si trajner i ekipit Kombëtar hollandez”, deklaroi Kombëtarja.
“Faleminderit Frank de Boer për punën tënde. Të urojmë të gjitha të mirat”, shkroi Kombëtarja e Holandës në Twitter.