Atletico Madrid konfirmoi të hënën se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me sulmuesin Antoine Griezmann, i cili do të vazhdojë të mbajë fanellën e kuqebardhëve deri në verën e vitit 2027.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Griezmann tha:
“Atleticos, jam shumë i lumtur që do të vazhdoj ta vesh këtë fanellë të mrekullueshme për shumë vite të tjera. Shpresoj t’ju sjell shumë gëzim. Një përqafim i madh, ju dua!”
Ky rinovim vjen në një kohë kur sulmuesi francez ishte përfolur për një largim të mundshëm drejt MLS, konkretisht te Los Angeles FC, ndërsa edhe klubet saudite kishin bërë oferta të majme për të. Megjithatë, lojtari 34-vjeçar vendosi të refuzojë ofertat luksoze, duke i qëndruar besnik klubit spanjoll.
Griezmann është i vendosur të fitojë një tjetër trofe madhor me Atletico-n, para se të mendojë për një aventurë jashtë Evropës.
Kjo dëshirë për të fituar me klubin, si dhe mbështetja e vazhdueshme e trajnerit Diego Simeone, ishin vendimtare në arritjen e marrëveshjes.
Nga pikëpamja financiare, rinovimi përfshin një ulje të ndjeshme të pagës, duke i mundësuar klubit të përhapë pagesën neto prej 6 milionë euro në dy sezone në vend të një viti të vetëm – një mekanizëm që ndihmon edhe bilancin financiar të Atletico-s.
Ka kaluar një vit që kur ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, shokoi opinionin publik me pamjet e saj në…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me kërkesën për autorizimin e Kuvendit për…
Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka dhënë detaje lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të…
Pas një periudhe tensionesh dhe paqartësish, lidhja mes Edit dhe Dolces ka marrë fund. Ngjarja ndodhi mbrëmë, kur dyshja vendosi…
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka dërguar letër Presidentes së Komisonit Evropian, Ursula von…
Ditën e sotme 16 dhjetor 2025, SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit dhe marrjen e autorizimit për arrestimin…