sport

ZYRTARE/ FSHF rinovon kontratat me Silvinjon dhe stafin e tij! Por e ardhmja mbetet në dyshim

FSHF ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratat me stafin e ekipit Kombëtar, më saktësisht me trajnerin Silvinjo dhe dy ndihmësit e tij, Dorival dhe Zabaleta. Por nuk bëhet fjalë për një rinovim afatgjatë, vetëm një që zgjat deri në korrikun e këtij vitit, siç parashikohej edhe klauzola në marrëveshjen mes palëve nëse ekipi do të kalonte grupin kualifikues të Botërorit 2026.

Klauzola në fjalë parashikon që Silvinjo dhe stafi i tij do të vazhdojnë punën deri në korrik 2026, me shpresën që të kalojë play-off dhe të shkojë në Botëror, e më pas do të merret vendimi nëse do të vazhdohet apo jo bashkëpunimi mes palëve për një tjetër edicion.

NJOFTIMI I FSHF:
Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior (Silvinjo), si edhe me dy zëvendëstrajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit teknik që ka sjellë rezultate historike për futbollin shqiptar.

Kontrata e re me stafin teknik do të jetë e vlefshme deri në korrik 2026, me objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës.

Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka shënuar një progres të dukshëm në organizim, identitet loje dhe rezultate, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të Botërorit 2026.

Në muajin mars, kuqezinjtë do të luajnë një kapitull historik, duke u përballur në gjysmëfinalen e play-off-it me Poloninë, më 26 mars, ndërsa në rast kualifikimi, në finalen vendimtare do të përballen me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.

Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta. Ky hap synon forcimin e mëtejshëm të Kombëtares, rritjen e konkurrencës dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e vendosur të mbështesë maksimalisht Kombëtaren dhe stafin teknik në këtë rrugëtim historik, me synimin për të kthyer ëndrrën e Botërorit në realitet për të gjithë shqiptarët.

Tags: FSHFSilvinjo

të fundit

Plisi i bardhë, zëri i kombit shqiptar drejt UNESCO-s

Në një botë që ecën me shpejtësi drejt uniformitetit, ku identitetet shpesh treten në emër të globalizimit, Plisi i bardhë…

24 minutes ago

Silvinjo e mendon të tepërt, ylli i Championship thur elozhe për Anis Mehmetin: I jashtëzakonshëm, në stërvitje mendova…

Leif Dejvis është një nga lojtarët më të vlerësuar tek Ipsuiç dhe po ashtu të Championship. 26-vjeçari anglez luan në…

35 minutes ago

Kush e fiton “Big Brother VIP 5”? Ja si u përgjigj Luiz Ejlli pasi u largua nga shtëpia

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun dhe fitues i “Big Brother Vip 2”, Luiz Ejlli, mbrëmjen e…

42 minutes ago

Napoli eliminohet nga Kupa e Italisë, Como në gjysmëfinale përballë Interit

Është Como skuadra që do të përballet me Interin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë 2025/2026. Në Maradona, skuadra e…

55 minutes ago

Protesta e opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit, arrestohen 20 persona

Rreth 20 persona janë arrestuar nga policia, në lidhje me protestën e opozitës një ditë më parë zhvilluar para Kryeministrisë…

1 hour ago

Protesta e opozitës/ Ministria e Shëndetësisë: Në spital u paraqitën 21 persona të plagosur, mes tyre edhe deputeti Bledion Nallbati

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Spitalin Universitar të Traumës dhe…

2 hours ago