sport

Zyrtare / FC Struga dhe Shpëtim Duro i ndajnë rrugët!

FC Struga dhe Shpëtim Duro kanë ndarë rrugët tre xhiro para mbylljes së sezonit në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi ka ardhur nga vet kampionët në fuqi, të cilët përmes një komunikate ne faqen e tyre zyrtare njoftojnë se me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin nga Shqipëria.

“FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme.

Me këtë rast, FC Struga falënderon Shpëtim Duro për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Strugës.

Kujtojmë se kjo ndërperje e bashkëpunimit vjen pas dy humbjeve radhazi të Strugës në kampionatin e Maqedonisë, me struganët që u mposhtën në shtëpi nga Sileksi si dhe në xhiron e fundit u mundën në Kavadar nga Tikveshi.

Gjithsesi Struga vazhdon të mbetet në garë për titullin e kampionit në Maqedoni, pasi ka pikë të barabarta me dy pretendentet tjerë, Shkupin dhe Shkëndijën. /Telegrafi/

të fundit

Mickoski: Newly married couples up to age 35 will buy homes at 20% below the market price

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me atë se si do të…

30 seconds ago

KSF and Albanian Armed Forces commit to strengthening military cooperation

Gjeneralmajor Ferdinant Dimo, komandant i Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), së bashku me delegacionin shoqërues,…

47 seconds ago

Three people, including a minor, injured in crash on the Lezhë-Milot road

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, pranë Ishull-Lezhës, ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes kanë…

1 minute ago

Starting in 2027, everything will be free! After dismissing the head of nurseries and kindergartens, Erion Veliaj reveals who will replace Zhaneta Beqiri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar ndryshimin në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve. Pas 13 vitesh bashkëpunimi…

1 minute ago

FSK dhe FARSH angazhohen për forcimin e bashkëpunimit ushtarak

Gjeneralmajor Ferdinant Dimo, komandant i Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), së bashku me delegacionin shoqërues,…

4 minutes ago

Aksident në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, përfshirë një të mitur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, pranë Ishull-Lezhës, ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes kanë…

5 minutes ago