FC Struga dhe Shpëtim Duro kanë ndarë rrugët tre xhiro para mbylljes së sezonit në Superligën e Maqedonisë së Veriut.
Njoftimi ka ardhur nga vet kampionët në fuqi, të cilët përmes një komunikate ne faqen e tyre zyrtare njoftojnë se me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin nga Shqipëria.
“FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme.
Me këtë rast, FC Struga falënderon Shpëtim Duro për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Strugës.
Kujtojmë se kjo ndërperje e bashkëpunimit vjen pas dy humbjeve radhazi të Strugës në kampionatin e Maqedonisë, me struganët që u mposhtën në shtëpi nga Sileksi si dhe në xhiron e fundit u mundën në Kavadar nga Tikveshi.
Gjithsesi Struga vazhdon të mbetet në garë për titullin e kampionit në Maqedoni, pasi ka pikë të barabarta me dy pretendentet tjerë, Shkupin dhe Shkëndijën. /Telegrafi/
Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad, kanë hyrë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm dekani…
Sot, më 27 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë. Euro, blihet me 96.8…
Këtë të mërkurë, rreth orës 02:00, një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të…
Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje…
Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…
Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…