sport

ZYRTARE / Edin Terzic jep dorëheqje dhe largohet nga Borussia Dortmund

Edin Terzic nuk është më trajner i Borussia Dortmundit, pasi ai ka dhënë dorëheqje.

Trajneri kishte kontratë me verdhezinjtë deri në verën e vitit 2025, por ai kishte ofruar dorëheqjen e cila u pranua nga krerët e klubit.

Të lidhura

None found

Ka qenë vet Terzic që me një mesazh emocionues ka konfirmuar largimin nga Borussia Dortmund, duke thënë se ishte nder për të ta drejtoj skuadrën e zemrës.

“E dashur Borussia, edhe pse po më lëndon vërtet tani, dua t’ju informoj se do të largohem nga BVB që sot. Ishte një nder i madh të isha në gjendje ta çoja këtë klub të madh drejt një fitoreje të Kupës DFB dhe së fundmi në një finale të Ligës së Kampionëve”.

“I kërkova përgjegjësive një bisedë pas finales sonë në Wembley, sepse pas dhjetë vitesh në BVB, përfshirë pesë vjet në ekipin e trajnerëve dhe dy vjet e gjysmë si trajner, kam ndjenjën se rifillimi i ardhshëm do të shoqërohet me një të ri”, shpjegoi Terzic.

“Kushdo që më njeh e di se gjatë këtij procesi vendimmarrës gjatë javëve të fundit, dy zemra më kanë rrahur në gjoks. Por edhe pas diskutimeve intensive, ndjenja ime themelore nuk ka ndryshuar. I uroj gjithmonë Borussia Dortmundit më të mirat”, tha Terzic.

41-vjeçari ka punuar në dy periudha të ndryshme si trajner i Dortmundit, fillimisht nga dhjetori i 2020 deri më qershor të vitit 2021 dhe pastaj nga qershor i vitit 2024 deri më tani. /Telegrafi/

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

2 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

2 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

2 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

2 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

3 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

3 hours ago