Humbja ndaj Kastriotit pak ditë më parë rezultoi “fatale” për Bledi Shëkmbin, i cili nuk do të jetë më trajneri i Dinamos për pjesën e mbetur të sezonit.
Klubi i Dinamos e ka konfirmuar lajmin e largimit të Shkëmbit, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ku thuhet se pas takimit mes presidentit Adrian Bardhi dhe Shkëmbit, palët kanë rënë dakort që të ndajnë rrugët mes tyre.
Rezultatet e dobëta të arritura nga blutë në kampionatin shqiptarë kanë bërë që drejtuesit të rishikonin pozicionin e trajnerit të tyre, me rrezikun e mbijetesës që i shqetëson vazhdimisht.
FC Dinamo njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.
Presidenti Adrian Bardhi dhe trajneri Shkëmbi kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës. Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit”, thuhet nga ana e klubit.
Blutë, zëvendësuesin e Shkëmbit e gjejnë brenda skuadrës, me Bledar Devollin që merr drejtimin e skuadrës që në ndeshjen derbi kundër Partizanit në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë që luhet ditën e enjte në “Air Albania”, ndërsa Erion Xhafa merr postin e zëvendëstrajnerit./h.ll/albeu.com
Dashi Gjatë kësaj dite do të kaloni një pjesë të mirë të pasigurive tuaja. Megjithatë në vendin e punës nuk…
Gazetarja Anila Hoxha ka folur për takimin e Nancy VanHorn me drejtuesen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin.…
Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka shpallur kandidaturën e saj për Bashkinë e Tiranës.…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar akuzat e kryetari të bashkisë së Ersekës, Erion Isai, i cili dy ditë më parë…
Princ Leka, ka folur për herë të parë mbi divorcin e bujshëm me Elia Zaharinë, si edhe sherrin e dhunshëm…
Aksident i rëndë në Rrugën e Portit, automjeti përplas për vdekje këmbësorin 71-vjeçar në Durrës. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 20:30,…