sport

ZYRTARE/ Armando Broja largohet nga Chelsea, por jo nga Premier League

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, do të vazhdojë karrierën e tij në Premier League, por këtë herë me një fanellë të re. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Chelsea dhe Burnley kanë arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të Brojës, duke i dhënë fund aventurës së tij në “Stamford Bridge”.

Broja, i cili u rrit në akademinë e Chelsea-t, ka pasur dy vite të vështira në karrierë pas dëmtimit të rëndë në ligamentin e gjurit (ACL) gjatë sezonit 2022/2023. Që nga ajo kohë, sulmuesi 23-vjeçar ka pasur vështirësi për të rikuperuar formën e tij më të mirë dhe për të gjetur vazhdimësi në fushë.

Në pjesën e dytë të sezonit 2023/2024, Broja ishte i huazuar te Fulham, por huazimi rezultoi zhgënjyes, pasi ai nuk arriti të linte gjurmë. Sezonin e fundit ai e kaloi i huazuar te Everton, por edhe aty nuk gjeti suksesin e pritur. Ai iu bashkua skuadrës i dëmtuar dhe nuk arriti të shënojë asnjë gol në 12 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Chelsea e kishte nxjerrë në shitje Brojën për një shumë rreth 25 milionë paund, një çmim që u cilësua si ambicioz duke pasur parasysh mungesën e formës dhe minutazhit të lojës gjatë dy viteve të fundit. Megjithatë, duket se Burnley ka pranuar kushtet e vendosura nga Blutë dhe marrëveshja tashmë është arritur.

Romano, përmes një postimi në platformën X.com, shkroi:

“Është mbyllur mes Armando Brojës dhe Chelsea-t: kuptohet se transferimi te Burnley do të jetë i përhershëm. Broja do të kryejë testet mjekësore brenda 24 orëve të ardhshme dhe do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me Burnley-n.”

Transferimi në Burnley i jep Brojës një mundësi të re për të rifilluar karrierën e tij në elitën e futbollit anglez, në një ekip ku ka më shumë gjasa të luajë rregullisht dhe të rigjejë formën e tij më të mirë. Tifozët shqiptarë shpresojnë që kjo lëvizje të jetë kthesa që Broja ka nevojë për të shkëlqyer sërish në fushë.

Tags: brojachelsea

të fundit

Tregtonin fishekzjarre, arrestohen tre pronarë marketesh. Policia apel qytetarëve: Mos përdorni lëndë piroteknike!

Tre pronarë marketesh në Kombinat, Kamzë dhe Krujë janë arrestuar. Policia bën me dije se në subjektet e tyre u…

41 minutes ago

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor “Duo”, arrestohen 2 autorë të dyshuar të disa vjedhjeve

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Duo”, në kuadër të veprimeve për zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen…

57 minutes ago

Kërkesa për arrestimin e Ballukut/ Detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, opozita kërkon USB-në, PS: Provat e SPAK nuk dalin nga salla!

Dalin detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mësohet se opozita kërkon të marre USB me provat dhe ta shqyrtojë…

2 hours ago

Rama: Mungesa e kamerave pranë shkollave rrit rrezikun për të miturit

Kryeministri Edi Rama në aktivitetin “Smart city Albania” ka folur në lidhje me zbatimin e projektit për instalimin e një…

2 hours ago

PROTESTA E 22 DHJETORIT/ Berisha me aleatët: Kjo është një diktaturë më e egër se në ’91-in! “AKSHI-GATE”, rrëmbyen 3 persona, për Gerond Meçen …

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, në selinë…

3 hours ago

THELLOHET SKANDALI “FRIGO FOOD”/ 37.895 kg “Wudy” me bakterin e rrezikshëm kontrabandë, institucionet “mbyllin sytë”

Skandali ushqimor i subjektit “Frigo Food”, me administrator z. Sokol Meqemeja, nuk ishte një incident i izoluar, por një alarm…

3 hours ago