Ish-reprezentuesi holandez, Arjen Robben ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 37 vjeçare.
Robben ishte pjesë e skuadrave si PSV, Chelsea, Real Madrid, Bayern Munchen dhe së fundmi në Groninghen ku dhe e përfundoi karrierën e tij si futbollist.
Ai ishte njëri nga lojtarët më të mirë në histori të Bayernit, duke fituar edhe tripletën në vitin 2013.
Robben gjithashtu theu një rekord ku në Kampionatin Botëror të vitit 2014 arriti shpejtësinë prej 37 km/h në ndeshjen kundër Spanjës.
Holandezi përmes një letre në profilin e tij në Twitter dhe Instagram ka deklaruar pensionimin nga futbolli.
“Unë kam vendosur ti jap fund karrierës time në futbollin aktiv. Një zgjidhje shumë e vështirë. Dua të falënderoj të gjithë për të gjithë mbështetjen e madhe!”, deklaroi Robben në Instagram.
Dashi Do të jeni nën ndikimin e planetit të Hënës gjatë gjithë ditës. Do të keni mbështetje në çdo sektor,…
Disa qafa malore zvicerane u mbyllën të shtunën për shkak të reshjeve të borës. Deri në 20 centimetra borë e…
Mbetet ende mister vdekja e Edoardo Sarchit, administratorit 44-vjeçar të fabrikës së tullave italo-shqiptare “Tegola Edilcentro”. Policia thotë se ka…
Kryeministri Edi Rama ka folur për aleancën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. I ftuar në emisionin “Jehona Politike”…
Admirali Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, ka deklaruar se aleanca është gati të përgjigjet ndaj çdo…
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025. Në këtë raport, theksohet…