Në Doha të Katarit është hedhur shorti për fazën e grupeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Grupi G do të jetë interesant, pasi do të sjellë sërish përballjen e Serbisë me Zvicrën. Pjesë e këtij grupi është edhe Brazili.
None found
Kujtojmë se te Zvicra paraqiten dy futbollistët shqiparë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, teksa gjasa të mëdha që të ftohet në këtë Botëror ka edhe Andi Zeqiri.
Zvicra u përball me Serbinë edhe në Botërorin e vitit 2018, ku Granit Xhaka i dhuroi golin e barazimit Zvicrës në minutën, ndërsa Xherdan Shaqiri atë të fitores kundër Serbisë.
Për herë të parë në histori shorti po hidhet pa u njohur të gjitha skuadrat finaliste. Pritet të luhen 3 “play off”-et, një në Europë, me Skocinë që do të luajë kundër Ukrainës dhe dy “play off”-et ndërkontinentale me tek ndeshje që do të luhen në qershor. Zelanda e Re do të përballet me Kosta Rikën, ndërsa Peruja pret fituesit e “play off”-it të Azisë mes Australisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
FIFA do t’i ndajë skuadrat gjeografikisht, por me 13 kombëtare europiane në 8 grupe, do të thotë se 5 nga grupet do të kenë dy ekipe nga kontinenti plak. Kur do të luhen ndeshjet? Oraret do të jenë 11:00, 14:00, 17:00 dhe 20:00.
Kampionati Botëror do të nisë më 21 nëntor dhe finalja e madhe do të luhet më 18 dhjetor.
Gjatë vizitës në Zagreb, të organizuar në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë, zëvendësministri i parë i Arsimit dhe Shkencës, Përparim…
Në një prononcim për News24, një protestues që përfundoi në polici gjatë protestës së 28 Nëntorit, deklaroi se u shoqërua…
“Al Jazeera”, i ka kushtuar një artikull protestës antiqeveritare të zhvilluar më 28 nëntor në Tiranë, ku pati përplasje mes…
Mbrëmjen e djeshme, reshjet e dëborës mbuluan çatitë, rrugicat dhe peizazhin malor të fshati turistik Dardhë, kanë vijuar edhe sot.…
Presidenti i vendit Bajram Begaj, uroi shqiptarët për Ditën e Çlirimit, duke përkujtuar të rënët për lirinë e atdheut. Kreu…
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur se drafti i nismës së re ligjore për Dhomat e Specializuara…