sport

Zoff: Jam optimist për Juventusin, trajneri i ri duhet ta shprehë veten siç e mendon

Dino Zoff, ish-portieri legjendar i Juventusit, ka dhënë disa deklarata në edicionin e radhës të “Il Giornale”, duke komentuar situatën aktuale të ekipit bardhezi.

“Ndaj Empolit ishte një natë e keqe, tifozët mbetën të hidhëruar, por ne jemi ende në garë për kampionat. E them këtë sepse Juventusi është pjesë e pandashme e jetës sime”, tha Zoff, duke shprehur solidaritet me ekipin, pavarësisht vështirësive të fundit.

Duke folur për Thiago Mottën, ish-portieri theksoi rëndësinë që një trajner të ketë lirinë për ta shprehur veten siç mendon: “Një trajner duhet të ketë të drejtën ta shprehë veten siç e mendon më mirë. Motta e ka bërë këtë me ndershmërinë intelektuale të atij që nuk kërkon justifikime. Pastaj, futbolli është i bukur sepse është i paparashikueshëm, sikurse ndodhi ndaj Empolit”.

Zoff dha mendimin e tij për daljen nga kjo situatë: “Për t’u rikthyer në formë, duhet durim dhe të gjenden motivimet brenda ekipit për t’u ngritur. Jam optimist, ekipi është i ri dhe cilësia nuk mungon. Me më shumë pjekuri, në të ardhmen do të shohim një Juventus në nivelin e traditës së tij. Në të tashmen duhet të konsolidojmë kualifikimin në Champions”.

Në fund, ai foli përsëri për Mottën: “Është një trajner i shkëlqyer, i ri. Edhe ai duhet të krijojë eksperiencë”.

Tags: JUVENTUSzoff

të fundit

Sherri në Vlorë ku u plagosën tre persona/ Policia arreston autorin 32-vjeçar, zbardhen detajet

Policia e Vlorës, ka vënë ka arrestuar një 32-vjeçar, i përfshirë në një konflikt të dhunshëm mbrëmjen e djeshme, ku…

15 minutes ago

Kodi i ri Penal/ Reagon edhe OSBE: Nuk na është marrë mendimi për draftin

Drafti i Kodit të ri Penal, të propozuar nga qeveria, është pritur me kundërshti të shumta. Krahas zërave të pafundme…

25 minutes ago

Ndarja nga jeta e vajzës së tij, reagon akademiku Rexhep Qosja: Ditë të rënda për ne, mos i provoftë askush

Akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar Rexhep Qosja, ka reaguar për herë të parë pasi vajza e tij Edita Qosja-Rexhepi,…

41 minutes ago

U aksidentua nga një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes në spital 60-vjeçari

I aksidentuari mbrëmjen e djeshme, në aksin Gjirokastër-Kakavijë, i cili u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 29-vjeçar,…

1 hour ago

Ky është 27-vjeçari që theu me gurë xhamat e Bashkisë Korçë, pamjet i publikoi edhe në rrjetet sociale

Policia e Korçës, ka njoftuar se ka nisur procedimi penal për një 27-vjeçar, pasi mëngjesin e sotëm theu me gurë…

1 hour ago

Të shtëna me armë zjarri në bjeshkët e Munelles, policia gjen 6 gëzhoja në vendin e ngjarjes

Të shtënat me armë zjarri në ajër u raportuan në bjeshkët e Munellës, në zonën e Stanit, fshati Mesul. Sipas…

2 hours ago