Mbrojtësi i krahut të Ukrainës dhe Manchester City, Oleksandr Zinchenko, nuk ishte në gjendje të përballonte emocionet e tij ndërsa foli përpara ndeshjes kualifikuese të vendit të tij kundër Skocisë.
Ndeshja fillimisht ishte caktuar për në fillim të këtij viti, por u shty për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Zinchenko, si shumë nga shokët e tij të skuadrës, ishte i shpejtë për të kthyer vëmendjen në çështje përtej futbollit kur u përball me mediat.
“Ne duhet ta ndalojmë këtë,” tha Zinchenko. “Sot është Ukraina, nesër mund të jetë vendi juaj. Është e pamundur të përshkruhet ajo që po ndodh, është e papranueshme, prandaj duhet ta ndalojmë.
Ne duhet të fitojmë. Ukraina është një vend i lirisë. Të gjithë duan që lufta të ndalet, të gjithë ukrainasit. Kjo është ëndrra jonë e vetme.”
Në vazhdim, Zinchenko shpjegoi se ndihet “më i dobishëm nga Manchesteri”, nga ku mund të dërgojë para në shtëpi në Ukrainë, në përpjekje për të ndihmuar ku të mundet.
Duke e kthyer vëmendjen te futbolli, Zinchenko zbuloi se sa të motivuar janë ai dhe bashkatdhetarët e tij.
“Ne do të përpiqemi të kualifikohemi për Kupën e Botës”, tha Zinchenko. “Ne do të përpiqemi t’i bëjmë njerëzit tanë të lumtur. Motivimi ynë është më shumë se 100 për qind”./ h.ll/albeu.com
Dashi Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të janarit, Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese ndaj…
Grida Duma ka reaguar lidhur me akuzat e drejtuara ndaj saj nga disa figura brenda PD-së, sipas të cilave ajo…
Në Bruksel u mbajt sot samiti Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor ku në përfundim liderët e BE-së dhe të shteteve…
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…
Një predhë mortaje e ushtrisë izraelite ka goditur një zonë banimi palestineze në qytetin e Gazës, këtë të mërkurë, duke…