Categories: sport

Zielinski zbulon ambicien e Interit: Synojmë trofeun e Ligës së Kampionëve

Interi e sheh fitimin e Ligës së Kampionëve si objektivin e tij kryesor. Edhe pse u mposht në start nga Real Madridi, paraqitja e zikaltërve në “Santiago Bernabeu” tregoi se ata janë kandidatë të fortë për të triumfuar në këtë kompeticion.

Të lidhura

None found

Këtë bindje e ka shprehur mesfushori Piotr Zielinski, ndërsa skuadra po përgatitet të rikthehet në Serie A. Interi do të luajë të shtunën kundër Parmës, pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar.

Ekipi i drejtuar nga Christian Chivu ka marrë 13 pikë në kampionat. Zikaltërit fituan katër ndeshjet e para, ndërsa në takimin e fundit barazuan me Romën, e cila mban kreun e tabelës falë golaverazhit.

Fushata e Interit në Ligën e Kampionëve nisi me një humbje 2-1 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”. Për skuadrën madrilene shënuan Kylian Mbappe dhe Federico Valverde.

Pavarësisht rezultatit, Interi la përshtypje të mirë dhe ishte më superior se kundërshtari në disa të dhëna statistikore. Italianët regjistruan 21 goditje, kundrejt 16 të Real Madridit, patën 57 prekje në zonën kundërshtare ndaj 38 dhe realizuan 53 hyrje në një të tretën e fundit të fushës, ndërsa madrilenët patën 27.

Ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve Interi do ta zhvillojë më 13 tetor ndaj Club Brugges. Zielinski mendon se skuadra duhet të synojë një arritje më të madhe në arenën evropiane.

“Është padyshim ëndrra jonë ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Do të japim maksimumin dhe më pas do të shohim se ku do të na çojë rrugëtimi”.

“Nuk është e lehtë që çdo skuadër të shkojë në ‘Bernabeu’ dhe ta kontrollojë një ndeshje në atë mënyrë, duke pasur posedimin dhe duke krijuar mundësi shënimi”.

“Për fat të keq, nuk arritëm ta fitonim ndeshjen, por ajo sfidë na dëshmoi se jemi një ekip i fortë. Këtë e treguam në Madrid”, deklaroi polaku./

të fundit

VIDEO/ Më shkatërruan çdo gjë, Monika Kryemadhi: Punë e madhe po më çuan te burgu i Pogradecit, çdo gjë do e kem falas

Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…

24 minutes ago

Shqipëria mirëpret samitin për “Planin e Rritjes”/ Rama: Në fokus reformat dhe integrimi europian! E pranishme edhe Marta Kos

Mëngjesin e sotëm,  përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh ku ka njoftuar për…

58 minutes ago

Këmbimi valutor 27 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago

Kuvendi miraton Buxhetin 2027 me 80 vota pro, kalon edhe paketa fiskale!

Në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Buxhetin e vitit 2027 me një…

2 hours ago

Shqipëria, e para në rajon për punësimin e të moshuarve, tre herë mbi BE-në

Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe…

2 hours ago

Njihuni me parashikimin e motit 27 Nëntor 2026, reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

Ditën e sotme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të…

2 hours ago