Categories: sport

Zidane rikthehet te përplasja me Materazzin para sfidës ndaj Italisë

Zinedine Zidane ka deklaruar se nuk ndihet krenar për goditjen me kokë ndaj Marco Materazzit në finalen e Botërorit 2006, edhe pse thekson se nuk e regretton atë moment.

Të lidhura

None found

Trajneri i Francës do ta gjejë sërish Italinë përballë të premten, në një ndeshje që sjell në vëmendje finalen e paharruar të vitit 2006.

“Është shumë emocionuese të jem përsëri këtu dhe emocionet do të jenë edhe më të forta nesër, kur stadiumi të mbushet me tifozë. Frika nuk ekziston, përndryshe nuk do të isha këtu. Gjatë karrierës sime nuk jam fokusuar te dështimi, por gjithmonë te mundësitë.

Kemi një ekip të jashtëzakonshëm, jam i gatshëm ta realizoj këtë ëndërr dhe do të jap maksimumin”, u shpreh Zidane në konferencën për shtyp.

Franca ka marrë dy fitore 1-0 në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, ndaj Turqisë në transfertë dhe Belgjikës. Takimi me Italinë do të jetë gjithashtu i pari në shtëpi që prej emërimit të Zidane si pasues i Didier Deschamps.

Italia e nisi këtë periudhë me një humbje 2-0 në fushën e saj kundër Belgjikës, por reagoi në mënyrën më të mirë, duke fituar 4-1 në Bursa.

Franca do të jetë pa Kylian Mbappe, i cili mungon për shkak të një dëmtimi në gju. Megjithatë, Zidane ka nënvizuar se skuadra ka alternativa të mjaftueshme.

“Nuk ekzistojnë ekipet A dhe B; kemi vetëm një skuadër me 23 lojtarë. Zgjedhjet për çdo ndeshje janë përgjegjësia ime”.

Rikthimi i Italisë si kundërshtare e bën të pashmangshme lidhjen me finalen e Botërorit 2006, e cila ishte ndeshja e fundit e Zidane me fanellën e Francës. Ai u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me kokë Materazzin në gjoks, në një prej skenave më të njohura dhe më të debatueshme të historisë së Kupës së Botës.

“Ato pamje transmetohen kudo dhe i kam parë vazhdimisht”.

“Që prej asaj dite nuk kam komunikuar me Materazzin. Nuk ndihem krenar për atë që bëra, dhe këtë e kam përsëritur gjithmonë, por nuk kam as pendesa. Ky është një kapitull i karrierës sime.

Për fat të mirë, ajo ngjarje nuk përfaqëson gjithçka që kam bërë gjatë karrierës. Kam përjetuar edhe momente të bukura e pozitive dhe dua të kujtoj pikërisht ato. Asnjë karrierë nuk mund të përbëhet vetëm nga momente të jashtëzakonshme”, tha legjenda franceze.

Ndërkohë, përfaqësuesja franceze është përfshirë edhe në një tjetër çështje të debatueshme. Sipas L’Equipe, Momo Sanhadji, drejtuesi shumëvjeçar i sigurisë së ekipit, u kishte kërkuar para rreth 15 futbollistëve gjatë 20 viteve në këtë post, ndërsa shumat shkonin deri në 120 mijë euro.

Pas publikimit të këtij raportimi, Sanhadji është larguar nga grumbullimi i Francës në Clairefontaine.

“Jam i zhgënjyer, sepse e njoh shumë mirë. Të tjerë po merren me këtë çështje dhe unë nuk mund të komentoj, por mund t’i uroj vetëm më të mirat dhe të ruaj kujtimet pozitive nga përvojat e tij këtu”, përfundoi Zidane./

të fundit

Kontroll i papritur në qelinë e Erion Veliajt pas letrës drejtuar Ballukut: “Lapsin dhe letrën nuk ma merrni dot

Pak minuta pasi postoi letrën drejtuar Drejtueses së PS për Qarkun e Fierit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar…

3 minutes ago

Student List demands revision of agreements with Kosovo; EU recalls Serbia’s obligations

Lista Studentore paralajmëron se do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit. Prishtina, ndërkohë, thotë se…

8 minutes ago

Haxhiu unveils work plan for the 2027–2030 Parliamentary Agenda on women’s issues and gender equality

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Kuvend është prezantuar projektplani i punës për…

9 minutes ago

10-year prison sentence for 60-year-old who randomly chose his victim and stabbed her in the back in Milan

Një 60-vjeçar është dënuar me 10 vite burg në Milano të Italisë, pasi goditi me thikë në shpinë një grua…

9 minutes ago

Tragedy with 28-year-old Albanian in Germany: his aunt tells how father had to take a loan to bring his son’s body home

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar 28-vjeçar i ka dhënë fund jetës, në një kamp…

9 minutes ago

Ethnic and gender structure of 204 officials elected and appointed by the Assembly

Instituti Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka publikuar një pasqyrë statistikore të përbërjes gjinore dhe etnike…

10 minutes ago