Categories: sport

Zhgënjejnë sportistët shqiptarë në Tokio (FOTO LAJM)

Ka rezultuar zhgënjyes debutimi i sportistëve tanë në Lojërat Olimpike të Tokios.

Xhudisti, Indrit Çullhaj e ka mbyllur mes dhimbjeve duelin përballë kosta-rikanit, Shinshila, pasi ra keq në tapet.

Të lidhura

None found

Çullhaj, i kategorisë deri në 66 kilogramë iu desh ndërhyrja e barelës për të lënë fushën, teksa ka përfunduar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme.

Nga ekzaminimet e para rezulton se Çullhaj është në gjendje të mirë shëndetësore dhe çdo gjë ka kaluar fatmirësisht pa dëmtime serioze.

Sportisti ynë ka pësuar një shkëputje të kartilagjit në brinjën numër 7 në anën e djathtë që konsiderohet si dëmtim stërvitore.

Për t’u rikthyer në garë, Çullhaj i duhet rreth 1 muaj qetësi.

Qitësja, Manuela Delilaj është renditur e 37-ta nga 53 sportistë pjesëmarrës.

Sportistja olimpike që garon në qitje 10 metra pistolete me ajër garoi në baterinë e parë.

Delilaj arriti të grumbullonte në total 565 pikë. Gara e saj e radhës do të jetë më 29 Korrik në 25 metra pistolete precizion.

të fundit

Arta Bajrami bën deklaratën befasuese: Dafina Zeqirin e shoh si rivale në muzikë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku ka folur…

17 minutes ago

Klafuriç “ndez” tifozët bardheblu: “Mjafton të mos humbasësh”, Tirana sërish te hallet e vjetra

Dean KlafuriçPas barazimit të “bardhë” me Vorën në javën e 12-të të Abissnet Superiores, 0 - 0, trajneri i Tiranës,…

20 minutes ago

Ekzekutivi kosovar përkujton 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka kujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Në një njoftim për media, ekzekutivi kosovar ka…

25 minutes ago

Rama zhvillon takim me bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Përkushtim për forcimin e lidhjeve me Shqipërinë dhe Kosovën

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti, u takuan me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.Sipas…

27 minutes ago

Ilir Meta nga paraburgimi 313: Euro ra në 89 lekë, por buxheti 2027 u llogarit me 96 lekë; qeveria po mashtron me “10 miliardë euro”

Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi 313 lidhur me kursin e euros dhe buxhetin e vitit 2027, duke akuzuar qeverinë…

27 minutes ago

Takimi Ahmeti-Rama: Diskutime për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ahmeti bëri…

27 minutes ago