Edon Zhegrova është një nga fansat më të çmendur të Barcelonës dhe rrjedhimisht idhulli i tij është Lionel Messi.
Ëndrra e talentit kosovar është që në një të ardhme të mbajë veshur fanellën e klubit blaugrana.
Kalimi në Ligue 1 te skuadra e Lille mund të quhet një hap para për të realizuar ëndrrën e tij. Në sfidën që Lille zhvilloi kundër PSG-së së Lionel Messit, ishte e veçantë për lojtarin e përfaqësueses së Kosovës.
Edhe pse përballë PSG-së skuadra e Lille doli e humbur pasi u mposht me shifrat 5-1, Zhegrova luajti disa minuta në këtë ndeshje, minuta këto që e vënë përballë idhullit të tij, Messit.
Pas përfundimit të takimit, talenti shqiptar i kërkoi fanellën shtatë herë fituesit të Topit të Artë në tunel, mirëpo atë e kishte siguruar një lojtar tjetër, shoku i skuadrës së tij.
Messi i kërkoi falje Zhegrovës pasi nuk mund t’ia jepte këtë herë, por me gjasë dyshja do të takohen edhe shumë herë të tjera./ h.ll/albeu.com
Një flotë anijesh ndërkombëtare me ndihma humanitare pritet të niset nga ujërat greke drejt Rripit të Gazës të premten, thanë…
Besa dhe Lushnja kanë mbyllur sot me një barazim 1-1 sfidën mes tyre që hapte javën e pestë të Kategorisë…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot familjen Kelmendi, ku vëllai i vogël i Gjesit humbi jetën në një aksident…
Saimir Kolaveri, i dyshuar si ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit është arrestuar nga policia italiane. Kolaveri dyshohet se ka…
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje ku një i mitur ka humbur jetën. Sipas raportimeve, aksidenti…
Ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të vëllait të këngëtarit Besart…