sport

Zhegrova dhe Openda prezantohen te Juventusi: Një ëndërr që u bë realitet

Në ditën e fundit të merkatos, Juventusi ka sjellë dy përforcime të rëndësishme: Edon Zhegrova dhe Lois Openda. Sot, të dy futbollistët u prezantuan përpara tifozëve bardhezinj, duke ndarë emocionet e para si lojtarë të “Zonjës së Vjetër”.

Zhegrova, i ardhur pas një periudhe të vështirë për shkak të një operacioni që e mbajti jashtë fushës që nga dhjetori, foli me entuziazëm për këtë hap të madh në karrierë:

“Ditët e para kanë qenë fantastike, përshtypjet e mia janë shumë pozitive. Juventusi dhe projekti më bindën menjëherë, sepse gjithmonë kam ëndërruar të luaj për një klub kaq të madh.

Takimi i parë me Comolli-n dhe Chiellini-n për mua ishte si një ëndërr që u bë realitet. Po ndihem gjithnjë e më mirë, stafi po më ndihmon shumë dhe shumë shpejt do të jem gati për të dhënë kontributin tim”.

Krahas tij, sulmuesi belg Lois Openda, i transferuar nga Leipzig, bëri të qartë rolin e tij në skuadër:

“Pozicioni im më i mirë është si numër nëntë, edhe pse më pëlqen të lëviz në të gjithë fushën.

Më bindi madhështia e Juventusit, një klub ku kanë luajtur kampionë të mëdhenj si Ibrahimovic, që për mua janë burim frymëzimi”.

Openda nuk la pa përmendur as episodin e vitit të kaluar me mbrojtësin Gleison Bremer, i cili u dëmtua pas një dyluftimi me të:

“Atëherë i kërkova falje dhe i dërgova mesazhe. Tani do të kemi kohë të flasim edhe më gjatë. Bremer është një lojtar i madh dhe mbi të gjitha një njeri i madh”, – theksoi sulmuesi belg.

Me entuziazmin e Zhegrovës dhe vendosmërinë e Opendës, Juventusi i Massimiliano Allegrit duket i gatshëm të nisë një kapitull të ri, duke synuar që rikthimi në majat e futbollit italian dhe europian të bëhet realitet.

të fundit

Plagosën tre të rinj afër shkollës, lirohen dy adolehentët në Shkodër

Gjykata e Shkallës së Parë, ka vendosur lirimin me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë Klevin Thepi,…

8 minutes ago

Zero bashkëpunim me PS/ Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do u kalojnë emocionet pas gjelit të detit dhe bakllavasë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes me socialistët, ka dalë në një prononcim për mediat. Duke…

29 minutes ago

Shpërthen Linda Rei: Olsa Muhameti, shkarravinë! S’më dhanë pagesën, por edhe më vodhën

Linda Rei ka bërë deklarata të forta gjatë një interviste në emisionin “Më prit të dielën”, ku ka folur hapur…

31 minutes ago

Përplasje e fortë në Big Brother VIP Kosova: Familja Kuçi reagon pas fyerjeve të Fjolla Morinës ndaj Edit

Një mbrëmje që nisi si festë për ditëlindjen e banores Dolce në Big Brother VIP Kosova 4 ka degraduar në…

39 minutes ago

Foden ka rilindur, Guardiola kërkon përsosmërinë: Gaboi shumë herë duke nxituar, të menaxhojë posedimin e topin

Pavarësisht fitores së thellë 3-0 të Mançester Sitit ndaj Kristal Palas, Pep Guardiola nuk ishte plotësisht i kënaqur me performancën…

50 minutes ago

Londrimi-Klodit: A do më puthësh tani?

Ngacmimet mes Londrim Mekajt dhe Klodian Mihajt po tërheqin vëmendje në Big Brother VIP Kosova. Dy miqtë e ngushtë vazhdojnë…

57 minutes ago