sport

“Zgjodhe anën e gabuar të Mançesterit”, Solskjaer i shkroi Haaland pas bashkimit me Man City

Ai nuk e miratoi zgjedhjen e një bashkatdhetari.

Pas muajsh negociatash me disa klube, sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland më në fund përfundoi një transferim te Manchester City, muajin e kaluar.

Të lidhura

None found

Sulmuesi norvegjez ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare.

Si rezultat, Haaland vendosi të bashkohet me ish-klubin e babait të tij City. Por në një moment, Man United ishte më afër nënshkrimit të norvegjezit veçanërisht kur klubi drejtohej nga bashkatdhetari i tij Ole Gunnar Solskjaer, shkruan albeu.com.

Solskjaer e ka njohur sulmuesin nga puna e tij e përbashkët në Molde dhe është një tifoz i madh i talentit të lojtarit, dhe Haaland ka folur vazhdimisht për të si një trajner i madh.

“Solskjaer ka pasur një ndikim të madh në jetën time si person dhe si trajner,” tha Haaland për TV2 në shtator 2019. “Ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe ishte një lojtar tepër i mirë. Ai më mësoi shumë”.

Lojtari dhe trajneri kanë mbajtur kontakte gjatë viteve, dhe kur Haaland nënshkroi një marrëveshje me Man City në qershor, ish-trajneri i Man United Solskjaer i shkroi mikut të tij një mesazh fati.

“Kur nënshkrova për Man City, ai më përgëzoi dhe më shkroi: “Paç fat me lëvizjen tënde në anën e gabuar të Mançesterit”, tha Haaland për Manchester Evening News.

“Ne ndonjëherë flasim. Siç e dini, ai pati një ndikim të madh në karrierën time kur isha në Molde. Kur mbërrita në Molde si një djalë 16-vjeçar, ai më mësoi shumë që nga dita e parë, sepse ai ishte gjithashtu një sulmues i shkëlqyer”. /albeu.com/

të fundit

Ndreca recounts phone call with Rama: Today’s conversation involved tension and insults; he blames me for Veliaj distancing himself

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…

2 hours ago

Ndreca rrëfen telefonatën me Ramën: Biseda sot pati tensione e fyerje, më fajëson për distancimin e Veliajt

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…

2 hours ago

Evropa ka vetëm katër skuadra të pamposhtura në pesë ligat kryesore, Lazio mes surprizave

Vetëm katër skuadra në pesë ligat kryesore evropiane e ruajnë ende statusin e të qenit të pamposhtura për sezonin e…

3 hours ago

Dabulla kërkon largimin e Klafuriç: Tirana ka lojtarë cilësorë, por loja nuk bind

Dean KlafuriçIsh-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, ka bërë një analizë të skuadrës aktuale të bardhebluve nën drejtimin e Klafuriç, ndërsa…

3 hours ago

Bučkovski: Brvenica result signals gains for DUI and declining support for VLEN

Fitorja e BDI-së në Komunën e Brëvenicës, pas së cilës OBRM-PDUKM e quajti VLEN-in "kalë Troje", është një tregues se…

3 hours ago

Ramadani calls for Sveçla’s removal: Police lack even basic equipment

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…

3 hours ago