Ndryshon sërish stadiumi i supersfidës së javës së 9-të, ndeshje që do të mbyllë edhe fazën e parë mes Kukësit dhe Tiranës.
Edhe pse fillimisht u vendos që kjo ndeshje të luhej në Air Albania, klubi verilindor ka dashur të jetë më afër tifozëve dhe supersfidën e së hënës e ka zhvendosur në Loro Boriçi në Shkodër.
Ka qenë vetë klubi i Kukësit që ka sqaruar edhe opinionin sportiv përse ka zgjedhur të ndryshojë impiant ndërkohë që Zeqir Ymeri i ri duket thuajse i përfunduar pasi është vendosur edhe impianti i ndriçimit, shikojeni në videon më poshtë sesi duket stadiumi i ri i Kukësit në mbrëmje.
Ndërkohë në komunikatën e Kukësit lexohet:
“Stadiumi është gati dhe për pak ditë do të rikthehemi në shtëpi pas një mungese relativisht të gjatë. Klubi kishte kërkuar që ndaj Tiranës të luante në stadiumin e ri, por ekspertët kanë këshilluar që të luhet pak ditë më vonë sepse është shpejt për fushën.
Tapeti i ri u vendos 3 javë më parë dhe ende nuk është në gjendje optimale për ndeshje. Një ndeshje e parakohshme, do të shkatërronte fushën.
Në këtë mënyrë, ndeshja ndaj Tiranës u vendos të luhet ditën e hënë dhe pas shumë bisedimeve me FSHF, u vendos në Shkodër. Për të qenë më pranë tifozëve, klubi kërkoi të luajë në “Air Albania” megjithatë, ndeshja do të luhet në “Loro Boriçi”.
Mbështetja e tifozerisë në Shkodër, do të ishte një ndihmë e madhe për ekipin tonë. Kemi treguar se bashkë jemi më të fortë dhe së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha”.
Këtë të mërkurë, një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Shtërmen të Cërrikut, ku një shtetas rreth 65-vjeç, i…
Kreu i “Nismës Thurrje”, Endri Shabani, ka folur së fundmi lidhur me atë çfarë është duke ndodhur brenda koalicionit të…
Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme, ka shpallur të pafajshme deputeten e PD-së, Albana Vokshi, për akuzat e ngritura ndaj…
Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ka ndezur debat të madh, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të…
Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka shpallur sot konkluzionet përfundimtare në gjyqin…
Këtë të hënë, në kuadër të hetimeve për aferën e inceneratorit të Elbasanit, policia ka konfirmuar arrestimin e vëllait të…