sport

Zbulohet shpërblimi nga FIFA për Shqipërinë nëse shkon në Botëror

Kombëtarja shqiptare e futbollit, në muajin mars ka një takim me historinë dhe milionat. Kuqezinjtë do të luajnë për një biletë në Botërorin 2026, me shpresën që të kapërcejnë Poloninë e më pas fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi, për të shkruar emrin për herë të parë në aktivitetin më të rëndësishëm për kombëtare në botë.

Por paralelisht me prestigjin e një evenimenti të tillë, për Shqipërinë do të ketë edhe një premio të majme në lojë.

Një premio që vjen direkt nga FIFA, e cila ka zbuluar se ka rritur shifrën që do t’u paguajë të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Këshilli i FIFA-s, i mbledhur në Doha të Katarit me rastin e finales së Kupës Interkontinentale, ka miratuar një pagesë rekord prej 10 milionë eurosh, për çdo ekip i cili merr pjesë në Botërorin 2026.

Kjo është shifra më e lartë e akorduar ndonjëherë për ekipet përfaqësuese në një kompeticion të tillë, ku janë rritur edhe shpërblimet për çdo fazë që kalohet në turne, për të arritur deri në 50 milionë euro më shumë që do të përfitojë skuadra e cila shpallet Kampione Bote.

të fundit

Osmani nga Brukseli: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel aty ku do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah…

25 minutes ago

Ka rënë dakord me Ramën/ Berisha publikon pjesë nga përgjimet Balluku-Berberi: Merru me këto se do më çmënde, sqaroji atij…

Këtë të mërkurë, në një konferencë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha, ka publikuar pjesë nga dosja hetimore e Belinda Ballukut,…

27 minutes ago

Sasa: Qëllimi im në Big Brother është t’iu them grave ‘duajeni veten dhe trupin si e keni’

Sasa Hoda pak ditë më parë ka tronditur me rrëfimin në Big Brother VIP Kosova 4. Ajo tregoi se vuan…

30 minutes ago

Ç’ndodhi? Plas grushti mes djemve në emisionin ‘Përputhen’

Një situatë e tensionuar dhe e pakëndshme ka shoqëruar episodin e sotëm të programit “Përputhen”, ku një debat mes dy…

38 minutes ago

Unaza prej 3 milionë dollarësh e propozimit për martesë, Georgina Rodriguez: Ishte më e pakta

Georgina Rodriguez ka komentuar propozimin për martesë, konkretisht unazën prej 3 milionë dollarësh që mori nga Cristiano Ronaldo, duke thënë…

54 minutes ago

Aksioni për tenderat abuzivë te AKSHI/ Kontrolle në banesat e zyrtarëve e biznesmenëve dhe ortakëve të Ermal Beqirit

Pas goditjes së një grupi kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve…

58 minutes ago