sport

Zbulohet prapaskena: Gattusso u largua pas sherrit me presidentin e Napolit për Amir Rrahmanin

Futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani duket se ka qenë “molla e sherrit“ për largimin e Gennaro Gattusos nga Napoli.

Për mbrojtësin shqiptar u shpenzua një shumë e konsiderueshme parash, por debutimi për të do të vinte shumë vonë.

Të lidhura

None found

Madje në ndeshjen e parë do të bënte një gabim duke i falur golin Udineses dhe për këtë arsye Gattuso e la në dhomën e zhveshjes për pjesën e dytë.

Si duket kaq ka mjaftuar për të nisur përplasjet mes trajnerit italian dhe De Laurentisit, i cili i kërkonte të mos aktivizonte lojtarë si Hysaj që kishin zgjedhur largimin me parametra zero por futbollistë si Rrahmani të cilët kishin ardhur me bujë të madhe dhe me një faturë të lartë financiare.

Gazetari i “La Repubblica”-s, Antonio Korbo, ka zbuluar për “Kiss Kiss Napoli” se Rrahmani ishte emri që lidhej me skandalin e madh te të kaltririt sezonin e shkuar, çka solli edhe largimin e Gattuso.

“Spalletti ka rigjallëruar disa lojtarë. Më kujtohet Rrahmani në kohën e Veronës, mund ta shihnim se ishte një lojtar shumë i rëndësishëm.

Por, ishte ai që ishte emri i skandalit në Napoli që dëmtoi marrëdhëniet mes Aurelio De Laurentisit dhe trajnerit Gattuso. Gjithçka filloi nga një gabim i lojtarit, pastaj më kujtohet skena e Gattuso. Presidenti tashmë e kishte vënë në shënjestër teknikun. U ngrit një sherr i furishëm, i cili më pas çoi gradualisht në ndarje”, ka zbuluar Antonio Korbo.

të fundit

Pse Mbappe nuk arriti të fitojë Topin e Artë?

Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…

34 seconds ago

Kurti kërkon raportet deri nesër në orën 18:00 dhe premton publikimin e tyre

Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…

37 seconds ago

Liverpooli po shqyrton tre alternativa në rast të largimit të Mac Allisterit

Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…

7 minutes ago

Sot votohet për drejtuesin e ri të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin

Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…

18 minutes ago

Java e nëntë e Superiores nis sot: Vora-Vllaznia pa tifozë, Elbasani përballet me Partizanin në një duel të fortë

Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027“Abissnet Superiore” mbyll sot dhe nesër fazën e parë të kampionatit, ndërsa pikërisht këtë të mërkurë do…

18 minutes ago

Vendimi për ndërhyrjen e Cancelos në El Clasico: CTA thotë se duhej karton i verdhë

Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) ka vlerësuar se mbrojtësi i Barcelonës, Joao Cancelo, duhej të ndëshkohej me karton të verdhë…

19 minutes ago