sport

Zbulohet plani i Kylian Mbappes për Barcelonën në ndeshjen e dytë çerekfinale

Kylian Mbappe planifikon të bëjë gjithçka për të siguruar që PSG të eliminojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve më vonë sonte.

Sipas Diario AS, Mbappe është i vendosur të eliminojë Barçën për të mbajtur gjallë ëndrrën e tij afatgjatë për të fituar trofeun më të madh për klube në Evropë.

Të lidhura

None found

Humbja ndaj Barçës do t’i lërë një shije të hidhur Mbappes në gojën e kujtdo tjetër në PSG, pasi ai është përpjekur pa sukses për të fituar garën në shtatë vitet e tij që nga transferimi i tij në Paris në 2017.

Mbappe u markua shumë mirë në ndeshjen e parë nga një kombinim i Jules Kounde, Ronald Araujo dhe Cubarsi teksa Barça luftoi për të mposhtur parisienët 3-2.

Por PSG-ja do të mbështetet në paraqitjen e yllit të tyre në ndeshjen e dytë nëse do të kualifikohet.

Sulmuesi 24-vjeçar ka shënuar 39 gola në 41 ndeshjet e tij këtë sezon. Por, golat po shterojnë shpejt për fituesin e Kupës së Botës, ai ka shënuar vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e tij të fundit.

Shtypi francez ka fajësuar trajnerin e PSG-së, Luis Enrique për taktikat e tij eksperimentale që çuan në ‘izolimin’ e Mbappes nga mbrojta e skuadrës katalunase, megjithëse koka e lojtarit mund të jetë tashmë diku tjetër me Ligën e Kampionëve që është e vetmja gjë që e mban mendjen te PSG.

Në shkurt u përhap lajmi se Mbappe kishte vendosur të largohej nga PSG si lojtar i lirë, me shumë gjasa për Real Madridin.

Kjo do të thotë se ky sezon është rodeoja e tij e fundit për të fituar Ligën e Kampionëve si lojtar i PSG-së. /Telegrafi/

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago