sport

Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit

Tashmë është zbuluar paga marramendëse që tekniku belg Vincent Kompany do të marrë si trajner i ri i Bayern Munichut.

Gjatë muajit shkurt ishte konfirmuar se Thomas Tuchel do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit 2023/2024.

Që nga atëherë, emra si Xabi Alonso, Erik Ten Hag, Roberto De Zerbi dhe një numër kandidatësh të tjerë, ishin lidhur me një kalim në Bavari.

Pas disa javësh spekulimesh, u njoftua të mërkurën se ish-kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, është bërë trajneri i ri i Bayern Munich.

“FC Bayern ka konfirmuar Vincent Kompany si trajnerin e tyre të ri. 38-vjeçari është pajtuar me një kontratë me kamiponët gjermën deri më 30 qershor 2027. Ish-reprezentuesi belg së fundmi ishte trajner i Burnleyt në Ligën Premier”, thuhej në komunikatën e Bayernit.

Tani, është zbuluar edhe paga marramendëse e 38-vjeçarit tek Bayerni.

“Bayerni ka zbrazur xhepat e vet për Vincent Kompany. Paga e tij është në regjionin e 7-9 milionë eurove për vit me bonuse të përfshira”.

“Për krahasim, paga e Tuchel tek Bayerni ishte rreth 9 milionë euro neto për vit plus bonuset. Paga e Nagelsmann dhe Flick tek Bayerni ishte rreth 6 milionë euro neto në vit plus bonuset”, ka raportuar gazetari Florian Plettenberg.

Pas shumë e shumë vitesh dominim në elitën e futbollit gjerman, Bayerni iu nënshtrua një sezoni të vështirë.

Seria e tyre prej 10 vitesh si kampionë të Bundesligës, u ndërpre nga Bayer Leverkuseni i Xabi Alonsos të cilët e përfunduan sezonin si të pamposhtur.

Përveç dështimit në ligë, bavarezët nuk ia dolën që të korrin sukses as në Ligën e Kampionëve, aty ku u eliminuan në gjysmëfinale nga Real Madridi. /Telegrafi/

të fundit

Do të vëzhgohen me kamera/ Bashkia e Lezhës vendos orare për hedhjen e mbeturinave, bizneset dhe qytetarët që “rebelohen” do të gjobiten

Bashkia e Lezhës, ka vendosur një rregull të ri, bizneset dhe qytetarët tani duhet të respektojnë oraret për hedhjen e…

10 minutes ago

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik Vlorë në protestë: Kemi 2 muaj pa rrogë

Prej dy muajsh, 25 sanitare të Spitalit Psikiatrik të Vlorës, nuk kanë marrë pagat e tyre dhe vazhdojnë të punojnë…

31 minutes ago

Kërkoi t`i merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

Ditën e sotme, në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e Andia Ullirit për mandatin e deputetit, e cila pretendonte rrëzimin…

1 hour ago

Egli Tako i kundërpërgjigjet Gjestit pas deklaratave për jetën private?

Reperi i njohur, Gjesti, ka bërë një reagim në ditën e sotme (e hënë), ku mes tjerash është ndalur edhe…

1 hour ago

Fifi ironizon kolegët: Po funksionon kur i komenton vetes me llogari false

Filloreta Raçi – Fifi ka tërhequr sërish vëmendje me postimin e saj të fundit në rrjete sociale, ku duket se…

2 hours ago

Gjykata Speciale ndalon vizitat e 11 personave te Hashim Thaçi në paraburgim

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, ka marrë vendim për vendosjen e…

2 hours ago