Në oborrin e Shkollës së Mesme Tekstile në Tetovë, sot u përurua murali i futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Nedim Bajrami, njofton Telegrafi.
Ky projekt është pjesë e një nisme për të promovuar figura pozitive dhe për të frymëzuar të rinjtë përmes shembujve të suksesit.
Ceremonia e zbulimit u ndoq nga përfaqësues të Komunës së Tetovës, nxënës, qytetarë dhe vetë protagonisti i murales. I emocionuar, Bajrami u shpreh i nderuar për këtë gjest që lidhet ngushtë me qytetin e tij të origjinës.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem sot këtu në Tetovë, jo vetëm unë, por edhe e gjithë familja ime. Më gëzon fakti që shoh kaq shumë njerëz të buzëqeshur dhe të lidhur me sportin. Ju uroj të gjithëve shumë suksese,” tha futbollisti i Kombëtares Shqiptare Bajrami.
I pyetur nëse e sheh veten ndonjëherë me fanellën e KF Shkëndijës, Bajrami nuk e përjashtoi një mundësi të tillë në të ardhmen: “Karriera është e gjatë dhe nuk i dihet futbollit. Për momentin jam i përqendruar te Rangers, por Shkëndijës i uroj shumë suksese.”
Iniciativa për muralin e Bajramit përfaqëson një përpjekje për të sjellë më afër të rinjtë me sportin dhe vlerat që ai përçon, duke ndriçuar rrugën e suksesit përmes përkushtimit dhe pasionit.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot, mund të ndiheni më të ndjeshëm dhe…
Një grua që iku nga Koreja e Veriut ka paditur Kim Jong-un dhe zyrtarë të tjerë për tortura dhe dhunë…
“Ka ardhur koha për të vërtetën” – kështu i paralajmëruan mediat proqeveritare në Serbi filmat dhe “emisionet speciale” që mohuan…
Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e sotme pranë nënstacionit elektrik të qytetin e Gjirokastrës. Gjithashtu bëhet me dije flakët rrezikuan…
Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teksas, duke thënë se kanë humbur jetën 135 persona. Kjo…
Pas zhvillimeve të fundit në Theth me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe kundërshtimin e banorëve, Arqipeshkëvi i…