Që kur Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez filluan lidhjen e tyre në vitin 2016, ka pasur thashetheme të vazhdueshme për marrëdhëniet e tensionuara mes partneres dhe mamasë së futbollistit, Dolores Aveiro. Megjithatë, sipas revistës Look, rrënja e konfliktit të tyre mund të jetë në një vendim i marrë nga Georgina kur ajo u transferua me Cristiano në La Finca.
Thuhet se Cristiano i dha asaj liri të plotë për të dekoruar shtëpinë sipas shijes së saj, duke dashur që ajo të ndihej rehat në shtëpinë e tyre së bashku. Siç thuhet nga mediat e sipërpërmendura, një nga ndryshimet e bëra nga Georgina u kundërshtua shumë nga Dolores Aveiro. Mbi oxhakun në dhomën e ndenjes, dikur ishte një pikturë e madhe me Cristianon dhe nënën e tij. Megjithatë, pasi Georgina u zhvendos, Dolores zbuloi se piktura ishte hequr dhe zhvendosur në garazh.
None found
Në vend të saj, Georgina kishte vendosur një pikturë të saj, të cilën Dolores Aveiro e interpretoi si një përpjekje për ta zëvendësuar dhe një shfaqje epërsie nga ana e Georgina. Ky, sipas thashethemeve, besohet të jetë shkaku i vërtetë i sherrit mes tyre, i cili vazhdon edhe pas shtatë vitesh, duke sjellë si pasojë marrëdhënien e tyre mjaft të largët mes të dyjave. Në fakt, vetëm pak javë më parë, revista Lecturas raportoi se Dolores Aveiro kishte bërë magji në një kukull që i përkiste Georgina. Nuk e dimë se sa të vërteta janë këto por nëna e Ronaldos i mohoi menjëherë këto akuza në një deklaratë, duke theksuar se ato ishin të rreme dhe se shërbenin vetëm për të dëmtuar reputacionin e saj.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me…
Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…
Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…