Zbulohet një tjetër kundërshtar i Shqipërisë gjatë përgatitjeve për të marrë pjesë në Europianin e Gjermanisë. Kështu pas zyrtarizimit të miqësoreve të marsit, ndaj Kilit më datën 22 në Parma dhe ndaj Suedisë, tri ditë më vonë në Stockholm, është zyrtarizuar edhe njëri prej testeve të muajit qershor.
Bëhet fjalë për Liechtenstein, me të cilin FSHF ka rënë dakord për një test miqësor gjatë grumbullimit të muajit qershor, që do të bëhet para nisjes së Kampionatit Europian.
Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit në Lihtenshtajn, që pranon se një nga miqësoret e tyre do të jetë ajo ndaj Shqipërisë, teksa thekson se mbetet për t’u përcaktuar vetëm data, ora dhe vendi.
“Në qershor, dy finalistë të Europianit do të duan të kontrollojnë formën e tyre kundër Liechtenstein pak para fillimit të EURO 2024-ës. Fillimisht, në fillim të muajit në një vend dhe datë ende të pacaktuar, do të luajmë kundër Shqipërisë, më pas në 8 qershor në Bukuresht kundër Rumanisë”, thuhet në komunikatën e Federatës së Liechtenstein.
Dashi Gjate gjithë kësaj dite do jeni me humor te mire dhe do ruani komunikimin e ngrohte me partnerin. Do…
Mario Gila është objektiv kryesor i Igli Tares për merkaton e janarit, siç raportohet në Itali. Mbrojtësi i qendrës vlerësohet…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, e informoi atë në një telefonatë të hënën në…
Analisti Baton Haxiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shpjegoi se përse opozita humbi zgjedhjet në Kosovë.…
Trajneri i Kombëtares foli edhe për ecurinë e kuqezinjve si edhe u ndal te një fakt shumë interesant. Nëse Shqipëria…
Pjesët hidraulike që nevojiteshin për rregullimin e defektit të tubacionit në vlorë kanë mbërritur nga mbrëmjen e sotme nga Turqia.…