Trajneri Thomas Tuchel do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit, ndonëse kontrata e tij ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2025.
Ndarja e ndërsjellë është rënë dakord një vit para skadimit për shkak të rezultateve të dobëta të klubit bavarez gjatë këtij sezoni. Kujtojmë se Bayern ka përjetuar tri humbje radhazi dhe është në krizë.
None found
Në Bundesligë humbi nga lideri Bayer Leverkusen me rezultat 3-0, më pas nga Lazio u mposht 1-0 në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve dhe më pas u mposht nga Bochum 3-2 në kampionatin gjerman.
Në karrierën e tij si trajner, Tuchel drejtoi Mainz, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, Chelsea dhe tani Bayern.
Por, sipas gazetarit të Bild, Christian Falk, Tuchel dëshiron të kthehet në Ligën Premier dhe “Manchester United është një klub për të cilin ai ka qenë gjithmonë i interesuar”.
Unitedi drejtohet nga Erik Ten Hag, i cili është në bankinë që nga vera e vitit 2022 dhe kontrata e të cilit është e vlefshme deri në fund të sezonit 2025.
Megjithatë, tashmë është folur për largimin e trajnerit holandez, ekipi i të cilit është aktualisht është në vendin e gjashtë në Ligën Premier dhe çuditërisht është eliminuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në vitet e mëparshme, Ten Haag ishte trajneri kryesor i Go Ahead Eagles, Utrecht, skuadrës së dytë e Bayern Munich dhe Ajaxit. /Telegrafi/
Ylli Lionel Messi po vazhdon me ritmin e lartë te Inter Miami, ndërsa shënoi një eurogol në humbjen nga Columbus…
Të paktën 22 persona, mes tyre edhe fëmijë, janë plagosur pasi një bombë ajrore e drejtuar ruse goditi një ndërtesë…
Derisa nga Kosova po bëhen hapa konkretë për realizimin e lidhjes rrugore Prizren–Tetovë, në anën tjetër të kufirit ende nuk…
Arrestimet e kryera në kuadër të operacionit të koduar “Dosja 23” përbëjnë një hap me rëndësi në përpjekjet për zbardhjen…
Zhvillime të reja janë raportuar nga incidenti pranë bazës ajrore RAF Fairford në Britani, ku policia arrestoi pesë burra nën…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80 lekë dhe do shitet me…