sport

Zbulohet klauzola e Man Cityt “pro” Real Madridit për Erling Haaland

Erling Haaland, i cili është nën kontratë deri në qershor të vitit 2027, vazhdon të jetë subjekt i spekulimeve të vazhdueshme të transferimit, veçanërisht për një lëvizje të mundshme drejt Real Madridit.

Spekulimet kanë marrë më shumë bazë pas raportimeve të “AS”, i cili sugjeron se sulmuesi norvegjez ka dëshiruar të i lërë vetes një mundësi për t’iu bashkuar “Merengues” duke përfshirë një klauzolë të largimit prej 250 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila do të aktivizohet në verën e vitit 2025.

Të lidhura

None found

Megjithatë, raporti i “AS” vë në dukje se për momentin Real Madridi konsideron këtë kalim si thuajse të pamundur nga këndvështrimi financiar.

Klubi madrilen është duke u përgatitur për një transferim tjetër të madh, me synimin e transferimit të yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, gjatë verës së ardhshme.

Një marrëveshje që pritet të përfshijë një shumë të konsiderueshme të parave dhe një pagë të lartë për sulmuesin francez.

Ky çështje për Real Madridin mund të jetë një lajm i mirë për Manchester City, ekipi aktual i Haalandit.

Citizens janë të interesuar për të vazhduar kontratën me ish-lojtarin e Salzburgut dhe Borussia Dortmundit, duke përfituar nga heshtja relative e Real Madridit në këtë çështje.

Haaland, i cili është i lidhur emocionalisht me ëndrrën për të luajtur për Los Blancos një ditë, dhe përfaqësuesja e tij, Rafaela Pimenta, janë të interesuar që të integrojnë një klauzolë të ngjashme edhe në çfarëdo kontrate të re, duke i lënë sërish një mundësi të hapur për një kalim të ardhshëm në La Liga.

Sulmuesi 23-vjeçar ka një rekord të fortë këtë sezon në Ligën Premier, duke shënuar 19 gola në 25 ndeshje deri më tani.

Performanca e tij e jashtëzakonshme në fushë dhe potenciali i tij për të rritur më tej vlerën e tij në tregun e transferimeve bëjnë që të gjithë sytë të jenë të fiksuar mbi të dhe vendimet që do të marrë në karrierën e tij. /Telegrafi/

të fundit

Photo/ “Instagram Nurse” Caught at Airport With 38 Packages of Cannabis Allowed to Keep Professional License

Një infermiere britanike dhe influencuese në Instagram, e cila u dënua pasi u kap duke tentuar të fuste në Mbretërinë…

4 seconds ago

“No Municipality or City Will Disappear” / Territorial Reform, Socialist Party: Municipalities Included in the Process Will Retain Their Name, Identity and Urban Center

Nëpërmjet një reagimi zyrtar ditën e sotme, Partia Socialiste, ka sqaruar zhurmën e krijuar nga lajmet e fundit për shkrirjen…

25 seconds ago

Gjashtë të akuzuar për planifikimin e një vrasjeje dhe sulmeve të armatosura ndaj bizneseve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, të dyshuar për përfshirje në një grup kriminal…

2 minutes ago

Zjarr masiv në Belsh, flakët mes Seferanit dhe Merhojës kërcënojnë banesat dhe sipërfaqet me ullinj

Një vatër e madhe zjarri ka “shpërthyer” pasditen e sotme në territorin e bashkisë së Belshit, duke krijuar një situatë…

3 minutes ago

Gjykata greke miraton ekstradimin e Ilir Shtufit në Shqipëri, 53-vjeçari kërkohet nga SPAK për pastrimin e parave të kokainës

Gjykata e Apelit e Selanikut ka vendosur të pranojë ekstradimin e biznesmenit shqiptar Ilir Shtufi drejt Shqipërisë, duke miratuar ekzekutimin…

4 minutes ago

Owner of Demolished Motel in Ujman: We Did Not Expect the Intervention, Trial Was Set for August 12

Jordan Jakshiq, pronari i motelit dhe “beach bar” Lake (Jezero) që u rrezuan sot në Ujman, nga autoritetet e Kosovës…

4 minutes ago