sport

Zbulohet arsyeja pse De Bruyne po refuzon kalimin në Arabi, nuk ka të bëjë me paratë

Është bërë e ditur arsyeja pse Kevin De Bruyne po refuzon kalimin në Arabinë Saudite, duke e përjashtuar si destinacion të mundshëm edhe në rast largimi nga Manchester City.

Man City nuk kanë qenë në gjendje të llogarisin në shërbimet e De Bruyne për shumë ndeshje këtë sezon, por që prej se belgu u rikthye nga lëndimi ai i ka rikujtuar të gjithëve se sa i mirë është.

De Bruyne ka shënuar dy gola dhe ka bërë tetë asistime në 11 paraqitje që prej se u rikthye nga lëndimi i muskulit hamstring, që bëri që ai të mbetej jashtë fushave për më shumë se katër muaj.

Ai padyshim është lojtari më i mirë në Ligën Premier për momentin, por e ardhmja e tij në “Etihad Stadium” mbetet e pasigurt.

The Athletic ka raportuar se City nuk ka hapur ende bisedimet për një kontratë të re, por belgu ka planifikuar që të nënshkruajë një marrëveshje të re dhe potencialisht të pensionohet në ekip në moshën 35-vjeçare.

De Bruyne mund ta ketë ende atë qëllim, por arsyeja kryesore pse ai me gjasë do të refuzojë Arabinë Saudite edhe një herë tjetër, është për shkak se ai dhe familja e tij nuk po e pëlqejnë shumë këtë lëvizje.

Raporti shton më tutje se De Bruyne gjithmonë e kishte konsideruar mundësinë për tu pensionuar në MLS, në rast se nuk e bën këtë tek City.

Megjithatë klubet arabe do të mbeten me shpresën se do ta joshin De Bruyne për kalim në Lindjen e Mesme gjatë verës, kryesisht për faktin se drejtori sportiv i Ligës Saudite, Michael Emenalo, kishte lidhje personale me De Bruynen, pasi e ndihmoi Chelsean që të nënshkruante me të në 2012, atë kohë kur ishte lojtar i Genkut. /Telegrafi/

të fundit

Mohamed Salah uron Krishtlindjet! “Shpërthejnë” polemikat në rrjet

Mohamed Salah ka shkaktuar sërish zhurmë, këtë herë jo për golat e tij të jashtëzakonshëm apo për diskutimet rreth të…

5 hours ago

Skandali i fondeve shtetërore, ish-kryeministri i Malajzisë dënohet me 15 vite burg

Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, është dënuar me 15 vjet burg për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash, në gjyqin…

5 hours ago

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”/ Berisha flet për betejat politike: Le të bëjnë zgjedhje të lira dhe ta shikojmë kush fiton. Besoj ende se do rikthehem në pushtet

Kreu i PD Sali Berisha në një intervistë në podkastin “Elevate” të Floriana Garos, ka folur politikën, sfidat, si edhe…

6 hours ago

Defekt në tubacionin kyç të ujit të pijshëm në Vlorë, një pjesë e qytetit mbetet pa furnizim

Një defekt në një tubacion kryesor të ujit të pijshëm ka lënë pa furnizim një pjesë të qytetit të Vlorës,…

6 hours ago

Aksident në Malësi të Madhe, kamionisti humb kontrollin, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur në Malësi të Madhe. Drejtuesi i automjetit tip kamion ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti…

6 hours ago

Pas Durrësit dhe Elbasanit, Salianji njofton takimin e radhës me demokratët në Shkodër

Ervin Salianji ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë takimin e radhës me demokratët, këtë herë duke u…

7 hours ago