Categories: sport

Zbulohet arsyea pse Xhaka nuk u transferua te Roma

Drejtori gjeneral i Romës, Tiago Pinto, ka thënë se Arsenali nuk e lejoi Granit Xhakën të transferohej te klubi i tyre.

Futbollisti nga Kosova ishte i lidhur me një transferim te Roma gjatë afatit kalimtar të verës, por që në fund nuk ndodhi.

Sipas Pintos, Xhaka kishte dëshirë të transferohej te Roma, por që Arsenali nuk pranoi ta shiste.

“Xhaka donte të vinte te Roma, por Arsenali nuk e kishte ndërmend ta shiste në ato momente, kështu që nuk u realizua transferimi. Nuk kishte të bëjë me buxhetin, sepse të gjithë e dinin se ne ishim të interesuar për Granit Xhakën.

Negociatat nuk mund të vazhdonin dhe ne duhej të përqendroheshim në atë që ishte më urgjente për këtë ekip” – ka deklaruar drejtori i AS Romës, Tiago Pinto.

Granit Xhaka ka kontratë të vlefshme me Arsenalin deri më 30 qershor 2024.

Tags: sportXhaka

të fundit

Ngjarja e rëndë në Vlorë/ 17-vjeçarja tentoi vetëvrasjen pasi ushtruan dhunë ndaj saj, arrestohet babai, procedohet edhe gjyshi

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një 17-vjeçare është dërguar me urgjencë…

4 minutes ago

Trump për BBC: Nuk i besoj pothuajse askujt, jam i zhgënjyer me Putinin, por nuk kam mbaruar punë me të

Në një intervistë nga Zyra Ovale, presidenti Donald Trump mbështeti NATO-n, pasi dikur e kishte përshkruar atë si të vjetëruar,…

22 minutes ago

Vetëdeklarimi i adresës në e-Albania me dokumente pronësie do të jetë i detyrueshëm, ja si do të funksionojë

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri, do të ketë detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet…

1 hour ago

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

Shqipëria kryesoi Europën në vitin 2024, për normat më të larta të migracionit neto negativ (kthimet minus ikjet) me -12.1…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 15 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro, blihet me 97.2…

2 hours ago

Parashikimi i motit 15 Korrik 2025/ Rikthehet i nxehti afrikan, ja qyteti ku temperaturat pritet të arrijnë pikun

Ditën e sotme, i nxehti Afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura…

2 hours ago