sport

Zbulohen tre zëvendësuesit e mundshëm të Allegrit te Juventusi

Thiago Motta thuhet se është kandidati kryesor për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin në Juventus në sezonin 2024/25.

Por Massimo Brambilla ose legjenda e klubit Paolo Montero mund të emërohen si trajner i përkohshëm nëse tekniku i lindur në Livorno shkarkohet para fundit të sezonit.

Të lidhura

None found

Allegri është nën presion në Allianz Stadium pasi Bianconerët fituan vetëm një ndeshje nga nëntë e fundit.

Ata ende qëndrojnë në vendin e tretë në tabelën e Serie A, por Bologna është vetëm dy pikë më poshtë nga Zonja e Vjetër dhe Roma dhe Atalanta po i afrohen një kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Sipas gazetës Tuttosport, Allegri mund të shkarkohet nëse Juventusi merr rezultate zhgënjyese në dy ndeshjet e ardhshme të Serie A kundër Fiorentinës dhe Torinos.

Nëse Allegri largohet, Tuttosport raporton ai mund të zëvendësohet nga trajneri i Juventus NextGen, Brambilla ose legjenda e klubit Montero, i cili aktualisht po shërben si trajner i Juventus Primavera (U19).

Megjithatë, kandidati kryesor për të zëvendësuar Allegrin në verë është trajneri i Bolognës, Thiago Motta, kontrata e të cilit në Stadio Dall’Ara skadon në qershor.

Nga ana tjetër, Allegri është nën kontratë në Allianz Stadium deri në qershor 2025. /Telegrafi/

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago