Categories: sport

Zbulohen prapaskenat, Werner dëshironte kalimin te Man United

Sulmuesi Timo Werner dëshironte kalimin te Manchester United para se t’i bashkohej Chelseas.

25-vjeçari iu bashkua “Bluve” vitin e kaluar, derisa ishte i lidhur me disa gjigantë evropianë, ndër to United.

Sidoqoftë, Werner ende nuk e ka gjetur formën, ngase shënoi vetëm një herë në 12 paraqitjet e fundit.

Sipas Bild, gjermani preferonte kalimin te United, i cili është klubi i fëmijërisë.

Manchester ishte gati t’i paguante pagën prej 13 milionë funte për vit, mirëpo marrëveshja nuk u arrit me Leipzigun.

Liverpool ndërkohë gjithashtu zhvilloi një mbledhje sekrete, por Chelsea ia doli ta ‘rrëmbejë’ në fund.

Werner gjatë 15 muajve në “Stamford Bridge” ka shënuar 13 gola.

Ka spekulime që Bayern Munich është duke provuar ta transferojë në afatin kalimtar të radhës, atë të janarit.

të fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha publikon letrën: Ministri i Jashtëm kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë, kërkoi që të ndryshojnë raportin

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza se Ministri i jashtëm ka kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin…

21 minutes ago

Njihuni me shenjat që do të shijojnë sukses dhe ato që do të përballen me pengesa

Kjo javë është mjaft e favorshme për Ujorët. Ata do të kenë mundësi të reja profesionale dhe personale, duke përfituar…

26 minutes ago

Restaurimi i Muzeut Historik/ Blendi Gonxhe publikon pamjet: Transformimi përfshin shtesa nëntokësore me laboratorë, do e rikthejmë në një institucion dinjitoz

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, ka publikuar pamjet nga punimet nga restaurimi i Muzeut Historik Kombëtar. Ministri…

46 minutes ago

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Videoja mes Stresit dhe Jozit, e cila u bë virale pak ditë më parë, ka ndezur rrjetin me reagime të…

52 minutes ago

Gjykimi për sulmin në Crocus City Hall: 19 të akuzuar për vdekjen e 149 personave

Në Moskë ka nisur gjykimi i 19 personave të akuzuar për përfshirje në sulmin tragjik në sallën e Crocus City…

1 hour ago

Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës, Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat

Nga; Boldnews.al “Unë Ajolën e kam shoqe që nga koha e gjimnazit dhe bashkë na ka lidhur aktiviteti personal e…

1 hour ago