Sir Jim Ratcliffe ka zbuluar planet e tij për Old Trafford, me një rinovim total të stadiumit.
Blerja e 25 për qind e aksioneve nga biznesmeni miliarder u njoftua muajin e kaluar në prag të Krishtlindjeve.
Ratcliffe është vendosur të injektojë 300 milionë euro në klub, me ndryshime të rëndësishme që tashmë janë bërë.
Dhe një nga prioritetet e tij kuptohet të jetë rinovimi i Old Trafford.
Gjatë një takimi me përfaqësuesit e tifozëve të Manchester United javën e kaluar, Ratcliffe njoftoi se ai synon të maksimizojë hapësirën rreth stadiumit.
Ai beson se ka potencial të pashfrytëzuar në tokën përreth Old Trafford. Gjithashtu, është i bindur se duke zhvilluar lidhje të përmirësuara me autoritetet lokale, rigjenerimi dhe rizhvillimi i terrenit mund të përfundojë më shpejt se sa pritej fillimisht.
Pas diskutimeve me stafin e United, Ratcliffe raportohet se ka mbledhur një grup duke përfshirë kryetarin e bashkisë së Mançesterit, Andy Burnham dhe drejtues të lartë nga Këshilli i Traffordit ndërsa ai kërkon të marrë lejen e planifikimit.
Tifozët e Man United kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e Old Trafford viteve të fundit.
Çatia e stadiumit është dëmtuar, duke çuar në rrjedhjen e saj në më shumë se një rast. /Telegrafi/
Këtë të hënë, gazetari Artan Hoxha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se gazetari Hoxha, ka dorëzuar në SPAK…
Këtë të hënë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit, ku 56-vjeçari Mikel Ndoj,…
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka arrestuar Bujar Sefën, i akuzuar si pjesë…
Prokuroria e Korçës, ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim Ilirjan Selmanin, 31-vjeçarin që masakroi me thikë të dashurën 52-vjeçare…
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësore. Presidenti…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Durrës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka…