sport

Zbulohen pagat vjetore të çdo skuadre në Kupën e Botës për Klube, Real Madridi kryeson listën, Auckland City me ‘lëmoshë’

Kupa e Botës për Klube 2025 ka kaluar tashmë javën e parë, me disa nga grupet që kanë zhvilluar nga dy ndeshje dhe me tifozët që janë argëtuar me disa përballje emocionuese.

Ekipet e Amerikës së Jugut kanë qenë surprizat e turneut, me Botafogon që tronditi PSG-në dhe Flamengon që mposhti Chelsean.

Mes gjithë kësaj, është bërë një krahasim interesant në lidhje me pagat vjetore të çdo ekipi që garon në këtë turne që po mbahet në SHBA.

Duke pasur parasysh pagat e vlerësuara të skuadrës së parë të secilës skuadër, rezulton se Real Madridi ka faturën më të lartë të pagave me 279 milionë euro paga vjetore për futbollistët.

Bayern Munich është menjëherë pas tyre me një shpenzim të madh pagash prej 274 milionë eurosh në vit dhe Al Hilal që kompleton treshen e parë me një shpenzim prej 256 milionë eurosh në vit në paga.

Ekipi me faturën më të ulët të pagave është ndoshta Auckland City FC, i cili ka një faturë pagash të skuadrës shumë më pak se 1 milion euro, pasi shumica e lojtarëve të tyre kanë punë me kohë të pjesshme diku tjetër.

Manchester City, Paris Saint-Germain, Chelsea, Atletico Madrid, Inter, Borussia Dortmund dhe Juventusi janë klubet tjera që kanë paga vjetore nga 225 milionë euro në 109 milionë euro.

të fundit

Kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt, pjesë e grupit “Çopja”/ Dyshohet se pastroi milionat e marra nga AKSHI

Ditën e sotme,  Agjentët e BKH-së, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, kanë ushtruar kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt.…

13 minutes ago

Gjesti prekës/ Truproja e Mesit, De Pol largon rojen e sigurisë dhe ndihmon djalin e ri të bëjë fotografi me kampionin e Botës (VIDEO)

Rodrigo De Pol, konsiderohet me shaka nga tifozët si truproja e Lionel Mesit, pasi mesfushori ka qenë gjithmonë në krah…

35 minutes ago

Kush është Ludo Lee – shqiptari që ka bashkëpunuar me emrat më të famshëm në botë dhe tani futet në Big Brother

Ludo Lee është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 4 në spektaklin e së hënës. Ai me origjinë është…

57 minutes ago

Zbardhen detaje të reja nga aksioni i SPAK/ Biznesmeni Gerond Meçe u mor peng nga Agasi dhe efektivë policie për t’u tërhequr nga gara për tendera në AKSHI

Ditën e sotme 16 dhjetor 2025, Prokuroria e Posaçme, SPAK ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj,…

57 minutes ago

Adeyemi kërkon largimin nga Dortmundi, shkak Loredana

Sulmuesi gjerman, Karim Adeyemi thuhet se ka kërkuar të largohet nga Borussia Dortmundi për shkak të kërkesës të së dashurës…

1 hour ago

Rama në konferencë për të drejtën për informim: Një pjesë e shikojnë gotën gjysmë bosh, Shqipëria ka një arkitekturë funksionale për transparencë

Në Konferencën e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit ku ishin të pranishëm partnerë europianë, të shoqërisë civile dhe…

1 hour ago