Trajneri aktual i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili ka edhe një vit të mbetur nga kontrata e tij me klubin nga Camp Nou, po shqyrton mundësinë e rishqyrtimit të vendimit të tij për t’u larguar nga bankina në fund të sezonit.
Në fillim të vitit, Xavi në mënyrë sensacionale njoftoi se do të largohej nga klubi në fund të sezonit, por së fundmi u shfaqën informacione se trajneri beson se mund të vazhdojë punën e tij sepse ndjeu mbështetjen e drejtuesve të klubit.
Ish-reprezentuesi spanjoll ka një marrëdhënie shumë të mirë me drejtorin sportiv Deco, presidentin Joan Laporta dhe nënpresidentin Rafa Yust dhe thuhet se ka mundësi që të vazhdojë të kryejë funksionin e trajnerit të Barcelonës.
Të tre i shprehën mbështetjen, njëlloj si futbollistët e rëndësishëm të skuadrës, dhe i përcollën dëshirën për të qëndruar në stol, gjë që mund të ndodhë përfundimisht.
Megjithatë, Xavi e di se skuadra ka nevojë për ndryshime dhe disa përforcime, kështu që drejtuesit e klubit po punojnë për këtë dhe planifikojnë të sjellin Guido Rodriguez, të cilit kontrata nga Real Betisi i skadon në verë, si dhe Dani Olmo, me të cilin Deco ka mbajtur tashmë disa biseda.
Po ashtu, Xavi dëshiron të kthehet në Camp Nou dhe të drejtojë Barcelonën në stadiumin e ri dhe ky vendim pritet të bëhet në ditët në vijim.
Ndryshe, specialisti 44-vjeçar mbërriti në Barcelonë në nëntor të vitit 2021 dhe fitoi një titull të La Ligas me katalunasit si dhe trofeun e Superkupës së Spanjës. /Telegrafi/
Dashi Asgjë e veçante për te dashuruarit gjate kësaj dite. Rutina do e pushtoje lidhjen e tyre dhe nuk pritet…
Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit…
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka garantuar emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, se Turqia do të…
Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë, në një “finale”…
Pjesa e parë e sfidës Serbi – Angli foli qartë për “Tre Luanët”, të cilët shënuan dy herë brenda pak…
PPE-ja nuk mund të mbyllë sytë ndaj asaj që po ndodh në Serbi, tha për Euronews kreu i PPE-së, Manfred…