Kylian Mbappe duket se do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë këtë verë, pasi sulmuesi publikisht konfirmoi ditë më parë se do të largohet nga PSG-ja pas skadimit të kontratës në fund të sezonit.
Teksa Mbappe pritet që të bëhet lojtari më i paguar në ekipin e Real Madridit, ai do të duhet të pranojë një ulje masive të pagës për t’u bërë pjesë e 14 herë kampionit të Evropës.
None found
Mbrojtja e strukturës së pagave në klub ka qenë gjithmonë një pikë e dobët për presidentin Florentino Perez dhe këtë ai ka bërë me dije Mbappes gjatë negociatave për transferimin e tij.
Pas në kohë kur Madridi e kërkoi Mbappen në 2017 kur ai ishte pjesë e Monacos, klubi spanjoll bëri një hap prapa në përpjekjet për transferimin e tij pasi kërkesa e tij ishte që të merrte 12 milionë euro në sezon, që do të prishte ekuilibrin financiar të klubit gjatë asaj kohe.
Për këtë arsye negociatat u bllokuan dhe Mbappe eventualisht vendosi që t’i bashkohej PSG-së për një shifër rekord prej 180 milionë eurosh, pasi paraprakisht ishte pjesë e tyre në formë huazimi njëvjeçar.
Sa do të përfitojë Mbappe tek Real Madridi?
Tani, Mbappe duket se është bërë gati që të kompletojë më në fund transferimin e tij të ëndrrave në ‘Santiago Bernabeu’.
Gazeta spanjolle AS ka mësuar se plani i ‘Los Blancos’ është që t’i ofrojnë Mbappes një pagë vjetore prej 25 milionë eurosh, që është dy herë më e lartë se lojtarët me pagat më të lartë në ekip momentalisht.
Sipas burimeve nga klubi spanjoll, David Alaba (10.8 milionë euro) dhe Toni Kroos (10.7 milionë euro) janë lojtarët me pagat më të larta në ekip, ndërsa pas tyre vjen Jude Bellingham i cili paguhet përafërsisht njësoj me dy të lartpërmendurit. /Telegrafi/
Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…
Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…
Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…
Orinda Huta ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” historinë e saj shumë personale të përpjekjeve për të pasur një…
Milan Një spektakël i vërtetë ka rezultuar pjesa e parë në derbin e Madonninës mes Milanit dhe Interit, ku kuqezinjtë…