Vetëm pak orë më parë skuadra e Feyenoord ka zbarkuar në Tiranë, për të luajtur finalen e madhe të Conference League, aty ku përballë do të ketë Romën e Jose Mourinhos, me sfidën që do të luhet për herë të parë në historinë në “Air Albania” duke nisur që nga ora 21:00.
Por skuadra holandeze me të mbërritur në kryeqytet, lojtarët janë takuar me një ish-kundërshtarë të tyre në vitin e largët 1991, ku u ndeshën me Partizanin në kuadër të kompeticionit Kupa e Kupave, një ndeshje e cila u mbyll në barazimin 0-0 në stadiumin e asaj kohe, Qemal Stafa.
Në atë ndeshje, një nga më të mirët për Partizanin ishte portieri Artur Lekbello, i cili ndali në më shumë se një rast holandezët. Dhe, sot, ekipi i Feyenoord është ritakuar sërish me portierin legjendar ndërsa në faqen zyrtare të Twitter kanë postuar momente nga ky takim së bashku me mbishkrimin; “Duke takuar një mik të vjetër”./ h.ll/albeu.com
Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka deklaruar se skandali i zbuluar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është…
SPAK dërgoi një ditë më parë kërkesën në Kuvend për heqjen e mandatit të Belinda Ballukut, me qëllim arrestimin e…
Angelina Jolie ka vendosur të ndajë publikisht një pjesë shumë personale të historisë së saj shëndetësore, duke treguar për herë…
Kreu i PD Sali Berisha, u pyet lidhur me deklaratat e Flamur Nokës se takimi i Salianjit në Elbasan, u…
Momente intime janë regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, por kësaj radhe protagonistja nuk është Dolce. Edi Kuçi…
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj, të…