sport

Zanetti: Duam të mbrojmë skudeton

Javier Zanetti foli në një intervistë me kanalin e Lega Serie A në YouTube. Ku u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në këto katër muajt e parë të kampionatit, duke u ndalur më pas tek ambiciet e klubit.

“Skuadra e këtij viti më pëlqen shumë, zhvillon një futboll të mirë dhe kjo falë punës së madhe të trajnerit dhe nga i gjithë stafi i tij, si dhe nga djemtë që e ndjekin. Skuadra ndihet e fortë, ata janë të vetëdijshëm që duhet të mbrojnë titullin e fituar vitin e kaluar.

Të lidhura

None found

Ata kanë një mentalitet të madh, dhe për një ekip mendoj kjo është thelbësore. Të gjithë ata ndjehen të përfshirë. Ky sezon është shumë i balancuar, përveç nesh ka skuadra të tjera që duan të fitojnë.

Ne duam të mbrojmë Scudetton dhe po e dëshmojmë, por pastaj është Milani, është Napoli , Atalanta … Mendoj se do të jetë kështu deri në fund, nga ana tjetër, kampionati italian është gjithmonë i komplikuar. Asnjë rezultat nuk merret si i mirëqenë, duhet ta përballosh të dielën pas të dielës”, është shprehur Zanetti./ h.ll/albeu.com

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago