sport

Yllit të Kombëtares i rritet ndjeshëm vlera

Jasir Asani mbetet një futbollist me vlerë modeste të kartonit, diçka e kuptueshme për etapat në karrierë, por ngjitja e fortë ka nisur.

Sipas vlerësimit më të fundit nga agjencia e specializuar për tregun e futbollit, “Transfermarkt”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gati dyfishim të çmimit. Nëse në shkurt të këtij viti kartoni i tij ishte 700 mijë euro, tani flasim për 1.2 milionë euro.

Të lidhura

None found

Natyrisht, shumë më pak se Broja, Kumbulla, Gjimshiti, Bajrami, Asllani apo Uzuni, që luajnë në Itali, Angli e Spanjë, por kjo është normale sepse lojtari nga Shkupi aktivizohet në Korenë e Jugut.

Padyshim në këtë rritje kanë ndikuar paraqitjet e tij shumë të mira për kombëtaren shqiptare në eliminatoret e Kampionatit Europian ku shënoi 3 herë, dhe ndihmoi ekipin që të kualifikohej për në finalet e vitit të ardhshëm në Gjermani.

Edhe në elitën e Koresë së Jugut, Asani po luan mirë dhe ka 7 rrjeta e 3 asistë në 30 ndeshje.

Pritet që në janar të transferohet në Europë, dhe ka zëra se mund të gjejë ekip në La Liga-n e Spanjës. /abcnews.al

Tags: Jasir Asani

të fundit

Bardh Maxhuni vlerëson zgjedhjen e De La Fuentes në përballjen Spanjë-Francë

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët sportivë të Telegrafit, analizuan në detaje gjysmëfinalet e Kupës…

6 minutes ago

Radikalët iranianë ngrenë alarmin për një “grusht shteti”, ndërsa armëpushimi me SHBA-në vihet nën trysni

Masoud Pezheskian, Abbas Araghchi dhe Mohammad Ghalibaf paraqiten si fytyrat kryesore të Iranit për Perëndimin. Të tre kanë marrë përgjegjësinë…

12 minutes ago

Chelsea e konsideron Joao Pedron të paprekshëm, Barcelona mbetet pa një alternativë

Barcelona nuk do ta ketë të lehtë të gjejë një alternativë për Julian Alvarezin, pasi një tjetër objektiv është praktikisht…

18 minutes ago

DUI Accuses Bilall Kasami of Misleading the Public Over the Tetovo–Prizren Road

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj promovimit të punimeve nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke e…

20 minutes ago

Rexhepi after dismissal of 20 Serbian officials: The administration must be purged of unjustified cases

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Fitore Pacolli, ka njoftuar se janë shkëputur kontratat e punës për 20…

21 minutes ago

Iran-US Agreement Collapses/ Tehran Announces Suspension of Its Commitments

Irani ka njoftuar pezullimin e të gjitha detyrimeve të tij sipas Memorandumit të Mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara, duke përmendur…

21 minutes ago